Presidenti Meta do marrë pjesë nesër në konferencën e organizuar nga Shoqata George C. Marshall Shqipëri

497
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të marrë pjesë nesër në konferencën e organizuar nga Shoqata George C. Marshall Shqipëri në bashkëpunim me Qendrën George C. Marshall për Studime të Sigurisë në Garmish, Albanian Policy Center dhe  Ambasadën Amerikane në Tiranë me temë “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”.

Presidenti Meta do të mbajë një fjalë përshëndetëse në ora 9:45.

Konferenca do të zhvillohet në Hotel Tirana, salla Balshaj.