Presidenti Ilir Meta: Mazhoranca bën lojë politike,Venecia nuk mund të hedhë në kosh emrin e vet

460
Sigal

Kreu i shtetit Ilir Meta në emisionin “Tempora” foli  ne lidhje me shkeljet e kryera nga Ardian Dvorani.  Presidenti u shpreh se ekzistojnë shkelje nga Dvorani dhe Kuvendi.

“Gjithçka është një lojë politike. Unë flas me Kushtetutën e Shqipërisë, Kryeministri thotë: “Kam folur me partnerët”. Presidenti Meta: Po shpopullohet vendi, ndërkombëtarët kanë hallet e veta “– deklaroi kreu i shtetit.

“Kjo kërkesë është për të marrë në mbrojtje personin përgjegjës që ka shkelur Kushtetutën, Dvoranin, për të cilin ka dhe kallëzim nga Presidenti. Është dhe përpjekje për të mbajtur një fake çështje. Ekzistojnë shkelje nga Dvorani dhe Kuvendi. Nuk ka asnjë shans që Venecia të hedhë në kosh emrin e vet duke u përfshirë në këto lojëra të mazhorancës dhe për fat të keq disa ndërkombëtarëve që janë përfshirë në këtë çështje dhe i kanë dalë garant Dvoranit. Ata janë kapur në flagrancë. E gjykoj përpjekje për të mbrojtur një person që është në hetim nga prokuroria dhe krimet ligjore janë tepër flagrante. Presidenti është i vetmi institucion që ka përmbushur të gjitha detyrimet e ligjit dhe ka bërë përpjekje të sforcuar me institucionet në mënyrë që çdo gjë të bëhej në parametrat normalë.

Gjithçka është një lojë politike. Unë flas me Kushtetutën e Shqipërisë, Kryeministri thotë: “Kam folur me partnerët”. Presidenti Meta: Po shpopullohet vendi, ndërkombëtarët kanë hallet e veta. Nuk kam shumë shpresë të ndërkombëtarët se kanë hallet e tyre.

Pse është shpopulluar Shqipëria nuk është problem i madh dhe për Gjermaninë që kërkon fuqi punëtore. Edhe Kanadaja. Nuk është tragjedi e madhe për ta. Për ne është problem i madh, dhe nuk e dimë se çfarë do të na vijë se ky vend bosh nuk do të ndodhë. Vetëm ne do ta zgjidhim. Presidenti Meta: Çdo gjykatë dhe institucion ndërkombëtar që i jep të drejtë Dvoranit është e kapur dhe korruptuar E vetmja shpresë për për mbrojtur këtë sistem demokratik dhe të drejtat e qytetarëve mbetet gjykata Kushtetuese. Çdo gjykatë që i jep të drejtë zotit Dvorani tregon se është e kapur politikisht dhe e korruptuar dhe çdo institucion ndërkombëtar. Presidenti Meta: Rama ka të drejtë kur thotë PS vendos për zgjedhjet, por do mbajë koston e krizës Ka të drejtë (Rama). Zgjedhjet bëhen një herë në katër vjet. Por do të ishte në interesin e vendit që PS të mos shmangej nga objektivi kryesor për të cilin dhe është votuar, integrimin evropian.

Vendi ka nevojë për legjitimitet të institucioneve. Ky parlament për faj të PS dhe të opozitës nuk e ka legjitimitetin. Një parlament ku të kanë ikur 183 deputetë në lista dhe ke shteruar të gjithë listat nuk e paraqet dot si institucion legjitim dhe demokratik. Legjitimiteti i parlamentit dhe pushtetit vendor kthehet përmes zgjedhjeve. Dëshiron PS t’i bëjë në 2021 është përgjegjësi e saj për përshkallëzimin e kësaj krize se nuk ke dialog mes institucioneve. Presidenti Ilir Meta: Mazhoranca nuk ka votat për shkarkimin tim si President, tentoi të rrëmbejë me stil Kushtetuesen Presidenti shkarkohet për shkelje të rënda që do të ketë vënë në diskutim kufijtë e Shqipërisë Presidenti shkarkohet kur janë 94 vota në parlament, ata kanë 82 vota, votat e PS-së dhe tre deputetët që nuk dorëzuan mandatet dhe bënë shumë mirë që nuk i dorëzuan. Ata e kanë tërësisht të kontestueshme nga ana ligjore dhe Kushtetuese. Çfarë krimi ka bërë Presidenti? Nuk i kam marrë kompetencën askujt. I kam kërkuar të më krijoni mundësinë që të zbatoj kompetencën time dhe hajde Kuvend të bashkëpunojmë, ata thonë jo duan ta rrëmbejnë sepse na duhet të kemi Gjykatën Kushtetuese dhe çdo gjë. Unë punoj me Kushtetutën e Shqipërisë që është në gjuhën shqipe. Kryeministri thotë dëgjo se ne kemi folur me partnerët. Unë nuk kam folur me partnerë. Unë flas me Kushtetutën e Shqipërisë.

Venecia pasi mori përgjigjet tona, u bëri të qartë që pavarësisht se çfarë pretendimesh keni ju për presidentin që kjo është një gjë kot që nuk duhet të vazhdoni në këtë procedurë. Për çfarë do të më shkarkojë mua gjykata Kushtetuese? Kam bërë gjë akt tradhtie ndaj Shqipërisë unë? Për çfarë? Presidenti shkarkohet kur janë 94 vota në parlament dhe ata kanë 82 vota dhe ato 30 deputetët që nuk dorëzuan mandatet. Ata çdo gjë tjetër e kanë të kontestueshme nga ana kushtetuese dhe ligjore. Presidenti shkarkohet për shkelje të rënda që do të ketë vënë në diskutim kufijtë e Shqipërisë.