Presidenti i PDIU-së, Tahir Muhedini, i ftuar nderi në SHBA

413
Sigal

Në datë 21 shtator në Nju Jork do të zhvillohet takimi madhështor i organizuar nga Komiteti Kombëtar Shqiptaro-Amerikan

Në datë 21 shtator në Nju Jork do të zhvillohet takimi madhështor i organizuar nga Komiteti Kombëtar shqiptaro-amerikan në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ky takim do të  shoqërohet me mbrëmjen gala si dhe me takime të veçanta të organizuar për nder të delegacioneve nga trevat mbarë shqiptare. Presidenti i Nderit dhe ikona e çamëve Tahir Muhedini është  i ftuari special dhe përfaqësuesi më dinjitoz i Çamërisë martire. Në mënyrë të padiskutueshme z.Muhedini është simboli i rezistencës çame, ndershmërisë dhe i besimit tek kauza e madhe e kthimit të trojeve çame. Presidenti i PDIU-së Tahir Muhedini është i vetmi përfaqësues çam që gëzon simpatinë dhe adhurimin e një pjese të konsiderueshme të kongresmenëve dhe senatorëve amerikan. Ai në 9 dhjetor 2009, me rastin e  ditës simbol kundër gjenocidit, arriti që të bëjë prezente në Departamentin amerikan të Shtetit dosjen me tragjedinë çame dhe ishte në prag të përgatitjes së Rezolutës së Kongresit amerikan për Çamërinë. Por me bashkimin e dy partive çame në një të vetme, me kryetar Shpëtim Idrizin, kjo rezolutë ende nuk ka marrë bekimin nga kongresi. Në takimin me rastin e 100-vjetorit të organizuar më 21 shtator në Nju Jork nga Komiteti Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, të shoqëruar me një mbrëmje gala në datë 22 shtator si dhe 25 shtator, do jenë të 2012, në orën 7 pm, Federata Pan-shqiptare e Amerikës “Vatra” janë ftuar delegacioni i Shqipërisë, që kryesohet nga presidenti Bujar Nishani, i cili e ka konfirmuar pjesëmarrjen, delegacioni i Kosovës që kryesohet nga Presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe zv/kryeministri Behxhet Pacolli , ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj dhe ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, si dhe përfaqësues nga trevat e tjera etnike, që do të ndodhen në Nju Jork. Me ne do të jenë edhe përfaqësuesit e diplomacisë shqiptare. Darka do të organizohet të martën, 25 shtator, ora 7 pm në një nga restorantet më luksoze të Manhattanit, në “Sparks Steak House”, që ndodhet në adresën :210 east 46TH street,(betvveen 2ND and 3RD ave) Nevv York, ny 11727 ·  Phone 212 687 4855.