‘Populli rrëzoi Ramën me votat e pavlefshme’/ Shehu: ‘Raporti i ODHIR foli qartë, votimet ishin antidemokratike’

143

Ish-deputeti demokrat Trtan Shehu për Syri Tv duke komentuar votimet e 30 qershorit, theksoi se votat e pavlefshme në rang kombëtar ishin një shuplakë për Ramën, ku një pjesë e mirë ishin vota të pavlefshme të atyre votuesve që kishin shkuar me forcë në votime nga Rama.

“Opozita ka jo më të njëjtën mbështetje, por sot ka një mbështetje në rritje nga elektorati dhe kjo u vërtetua më 30 qershor kur qytetarët bojkotuan 30 qershorin duke e kthyer në një ditë turpi.

Opozta tregoi që ka një mbështetje shumë të madhë te njerëzit, të cilët jo vetëm nuk vajtën, por edhe mijëra e mijëra të tjerë që shkuan i nxorrën fletet e pavlefshme.

Vetën në Gjirokatër janë 2000 vota të pavlefshme.

Në Përmet janë 750 të tillë, vazhdojmë po kështu në Libohovë, Këlcyë, flas këtu për qarkun që mbuloj atë të Gjirokastrës.

Lajmin e parë për votat e pavlefshme e mora nga Përmeti dhe këtë ma kanë thënë nga brenda KZAZ në këtë qytet.

Dhe kjo ishte një protestë e atyre që kishin shkuar me forcë në votime.

Pastaj u pa që ky proces ishte në të gjithë Shqipërinë.

Disa bojkotuan në mënyrë publike, disa duke u bërë kryq, disa duke lënë shënime në fletët e votimeve. “

Ish-deputeti Shehu ka komentuar edhe raportin paraprak të ODHIR.

“Unë nuk kam ndërmend të komentoj se çfarë tha një zëdhënës i Komisionit Europian. Raporti paraprak i ODHIR, i cili ishte dërguar për këtë punë është ai që duhet marrë në konsideratë.

Thelbi i raportit paraprak të ODHIR thotë se dekretin e Presidentit mund ta rrëzojë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Që në këtë moment ato votime janë antikushtetuese, janë votime socialiste, me një kandidat.

Ai raport thotë më tej se qytetarët nuk patën mundësi të zgjedhin. Në demokraci ka zgjedhje.

Presionin mbi njerëzit për të votuar. Për mua raporti paraprak i ODHIR i hedh në rerë këto votime, si antidemokratike, si antikushtestuese. Dhe ata që nuk pranuan dekretin e Ptesidentit tani duhet të përgjigjen para ligjit.”, tha Shehu.