Policët terror mbi studentët protestues, Kërpaçi: Përballja e gjithë shoqërisë me këtë pushtet antishqiptar

550
Sigal

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Floida Kërpaçi, ka publikuar pak më parë një video ku disa prej studentëve që kanë zgjedhur të ngujohen  brenda universiteteve, janë tërhequr zvarrë nga efektivët e policisë.

Kërpaçi ka shkruar se përballja e gjithë shoqërisë me këtë pushtet antishqiptar, kriminal, autoritar e antidemokratik është e vetmja mënyrë për të plotësuar kërkesat e studentëve e shpëtuar jetën e fëmijëve të pafajshëm të familjeve shqiptare.

Statusi i plotë: 

Terrori i policisë së Edi Ramës kundër studentëve!

Edi Rama nuk është me studentët, ai është kundër çdo shqiptari!

Përballja e gjithë shoqërisë me këtë pushtet antishqiptar, kriminal, autoritar e antidemokratik është e vetmja mënyrë për të plotësuar kërkesat e studentëve e shpëtuar jetën e fëmijëve të pafajshëm të familjeve shqiptare!