‘Policia u tërhoq pasi erdhi Basha’/ Aktivisti i Teatrit: ‘Më të egër u treguan Rojet Private’

467
Sigal

Regjisori dhe aktivisti i Mbrojtjes së Teatrit, Robert Budina, ndërsa ka komentuar përplasjen e ndodhur dje në sheshin e Teatrit Kombëtar mes artistëve, qytetarëve dhe Policisë së Shtetit, u shpreh i vendosur për qëndresën e artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Kjo ka rëndësinë e vetë, normalisht dhe ne e shohim këtë gjë me prioritet. Në 1 vit e gjysmë në protestë mbështetja e PD është rritur e pikërisht për këtë ne kemi shkuar më tej në kërkesat tona në një bashkëpunim kështu më të frytshëm. Konkretisht kërkimin e një kontrate të tillë. Vërtetë ajo është një kontratë e nënshkruar me pjesëtarët e Aleancës por në koncept ajo është e nënshkruar me të gjithë popullin.

Si do e cilësojmë prezencën e shtuar të policisë në ambjentet e Teatrit Kombërtar. A jemi tani në kushtet e presionit psikologjik apo dhunë fizike?

Policia është shtuar vetëm dje dhe kjo ka qenë për një arsyje të thjeshtë. Si fillim erdhën disa punëtor të TK për të tërhequr placket dhe ne u kemi kërkuar urdhër dhe ata nuk e kishin. E pikërisht pas kësaj policia ka ardhur në mbështetje të punonjësve të cilët kishin qëllim zbrazjen e Teatrti Kombëtar. Kjo ishte arsyeja pse ditën e djeshme kishte polici të shtuar.

Unë dua të them që më të dhunshëm u tregua policia private se sa Policia e Shtetit. Policia i ka ndaluar veprimet e saj në mënyrë të menjëhershme kur është paraqitur Lulzim Basha e pas kësaj policia ka bllokuar të gjitha hyrjet e Teatrti Kombëtarë.

Unë kam kontaktuar me 2 punonjës të policisë dhe shprehimisht i kam thënë nëse ata kishin marrë vendim që ne të vdisnim në ato kusht, për tu futur kështu në një grevë urie. Pikërisht pas këtij kontakti policia ka lejuar që brenda Teatrit të futej ushqim.

Policët e kanë pranuar me shumë keqardhje që ishin duke bërë punën e tyre dhe se ishin të detyruar. Ata ulnin sytë nga turpi.

Shkrimet për punët e bashkisë së Tirnës, sa transparente janë ato?

Tek Aleanca kemi disa miq të cilët meren me lejet e ndërtimit dhe mënyra se si ato jepen. Dhe nga vëzhgimi i tyre kanë arritur në përfundimet se kjo gjë nuk ka qënë aspak transparente.

Përleshja jonë është që të mos futemi në çështjet teknike. Kjo qeveri nuk pyet për asgjë, vetë i votojnë dhe vetë i bëjnë të gjitha. Unë duhet tu them: A dinë gjë këta ça u bë në 30 qershor?

Sot qeveria miraton në parlament ligje që vjedhin shqiptarët në mënyrë që të mos ngel përgjegjësia tek ata por tek deputetët që votojnë ligjet. Këta kanë hequr të drejtën e vendimmarrjes së popullit.

Neritani ditën e djeshme ka lexuar një deklaratë për thirrjen e referendumit e kështu që qeveria e ka marrë mesazhin e saj nga mediat apo kushdo tjetër.

Ne bëjmë kërkesa publike jo institucionale, ne jemi frymë.

A do të ishte mirë që ti rikthehen kushtet e mira TK, apo ta lenë godinën si monument kulture?

Këtë pyetje duhet tja bëjmë qeverisë sepse këtë gjë e ka në dorë ajo. Qeveria ka për qëllim marrjen e truallit. Ata kanë përdorur alibin që nuk bënë Teatri Kombëtarë. Ata nuk kanë ndërmend të ndërtojnë teatrin për kushtet e aktorëve, ata duna të marrin sipërfaqen e tokës për interesa të tyre. Qeveria për të realizuar shëmbjne e TK harxhoi 4-8 milion euro në restaurimin e ArtTurbinës, ndërkohë që me një shumë të tillë mund të ndërtonte shumë herë më mirë dh eta rikonstruktonte Teatrin ekzistues.

Ka qene Presidenti i cili ka shkuar në Kushtetuese dhe ka kërkuar rrëzimin e këtij ligji, si mendon se do të vijoj kjo çështje?

Ata mund të vijnë dhe natën dhe të shqyejnë vetëm një pjesë, gjithashtu kemi infoirmacione që ata mund të vijnë të shtunën në darkë. Me rritjen e forcave të policisë po aq është rritur dhe inati i qytetarëve, kështu që zoti u shtoftë inatin. Unë nuk e di se sa kjo Gjykatë Kushtetuese mund ta votoj si të rregullt ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.