Po ne që kemi 25 vjet që japim vota, ku e kemi vendin zoti Balla?!

583
As nuk e njoh dhe as nuk më intereson ta di cili është z. Bukurosh, ish pd-ist i Berishës dhe sot kryetar i Qarkut të Elbasanit. Edhe këto rreshta që po hedh në këtë gazetë të lexueshme, nuk kanë të bëjnë për shqetësimin që më ngacmon kontributi i tij në të majtën shqiptare. Përkundrazi. I uroj suksese edhe në të mirë të socialistëve të këtij Qarku. Gjithmonë kam menduar se për fitoren e socialistëve në Elbasan, kanë faktorizuar vet kontributet e elektoratit elbasanas, cilësitë e kandidatëve, pastaj…… Dhe më në fund edhe kontributet e koshave me vota që sjellin individ të veçantë. Natyrishtë, në fitore, edhe ky fakt ka vlerë. Por, kjo më shumë për kandidatura të reja e të panjohura, por jo në rastin e Blushit. M.gj.atë, të grumbullosh vota dhe të tërheqësh njerëz në elektoratin tënd, janë dy gjera që dallojnë. Se po të marrim përvojën e zgjedhjeve në vendin tonë ka shumë mënyra për të grumbulluar vota, si p.sh. blerja, kërcënimi, manipulimi, etj. Dhe dihet, që kjo është përvojë e “suksesshme” e Partisë Demokratike. Por të tërheqësh njerëz që të votojnë, kjo është tjetër gjë. Sipas njohjes time, në Elbasan më shumë vlerësojnë dhe bazohen në këtë burim votash, pra, te njerëzit që tërheqin votues dhe jo që grummbullojnë vota. Te njerëz që peshojnë në shoqëri. N.q.se do të jem i saktë për elektoratin e majtë elbasanas, do të përmendja vetëm dy emra: Qazim Sejdia që e zgjodhën për herë të tretë si Kryetar Bashkie dhe i paharruari në të gjithë aktivitetin e tij jetësor, Hysen Domi. Kur them me peshë, e do të shtoja shumë të nderuar, kam parasysh qëndrimet e tyre konstruktive në kontekstin politik të këtij qyteti plot kulturë e patriotizëm dhe besnikërinë parimore ndaj së majtës. I pëmenda dy emrat e mësipërm, sepse jam i bindur që ata, kur shkojnë në kutinë e votimit, i çon atje bindja e tyre dinjitoze, përulja ndaj interesave të popullit e jo për hirë të miqve dhe ofiqeve që u premtojnë dhe as për inat të “X” e “Y”. 

Keqardhje për debatin Blushi-Balla
E zgjata pak me këtë hyrje për të shprehur atë keqardhje e atë përzierje që më shkaktoi debati i deputetit Taulant Balla me deputetin tjetër socialist Ben Blushi. E para, ata të dy, pavarësishtë nga detyrat që mban secili, kanë pesha të ndryshme në historikun e karrierës së tyre. Ben Blushi ka hyrë në jetën e Partisë Socialiste me kontributin e spikatur mediatik e kryeneç, në disa raste edhe cinik, kurse Taulant Ballën e kemi parë më shumë pranë Fatos Nanos e tani ngjitur me Edi Ramën. Në këtë kuptim, Taulantit i duhet akoma “stërvitje” që të ndeshet me Ben Blushin. Shumë gjera mund të thoshte z. Taulant në drejtim të Ben Blushit, mes atyre njerëzve të mirë e të papunë atë ditë të votimit për delegatët, por vetëm atë nuk duhej ta thoshte, se: “Bukuroshi mblodhi vota që të bëhej deputet Ben Blushi dhe prandaj e bën atë kryetar të Qarkut!). Menjëherë të lind pyetja: “Po për ty z. Taulant, kush i mblodhi votat dhe me çfarë posti e ke shpërblyer? Cili është ai dhe ku është? (pyes në emër të transparencës). Po ne që kemi 25 vjet që votojmë dhe tërheqim votues në favor të Partisë Socialiste, ku e kemi vendin? Te argatët tuaj? Apo meritojnë të shpërblehen ata që ju vijnë pas juve dy muajtë e fushatës, pavarësishtë, se ku kanë qënë dhe nga vijnë? Siç ka ndodhur edhe në qytetin tim. Përvoja e freskët e këtyre votimeve të fundit të zgjedhjeve legjislative (madje edhe te këto vendoret), i dha fakte të turpëshme Partisë Socialiste. Socialistët e vërtetë nuk ua kishin borxhë këtë papërgjegjshmëri të udhëheqësve të saj, ku futet edhe z. Taulant. Prandaj, unë mendoj se Taulanti u nxitua, ose është i ngarkuar negativishtë ndaj Ben Blushit(dhe jo vetëm ai). Nuk e kuptoj, se pse e kritikojnë Ben Blushin për ato që janë shqetësime të përditshme dhe të zëshme të popullit, por që për to pak flasin përfaqësuesit tanë në Kuvend, sepse kohën me të madhe e zënë të sharat për nënë e motra, me qetësi e dashuri (!) Duke shkruajtur këto radhë, lashë përshtypjen se unë jam simpantizantë i Ben Blushit. Që s’jam fare simpantizant i Ben Blushit, e kupton edhe vet ai, duke patur parasysh mbiemrin tim! Por antipatia ime personale dhe borxhi që na ka, nuk më bën mua të bëj atë gabim që ka bërë ai në drejtimin tonë vite më parë që, natyrishtë, ne nuk ia harrojmë.     Petrit Brokaj
Sigal