Petrit Vasili:Vendi ka rënë në duart e krimit, kryeministri frikacak fshihet në Tiranë

484
Sigal

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-s, deklaron nga Shkodra, se “vendi ynë ka rënë në duart e krimit, ndërsa kryeministri fshihet në Tiranë, kur duhet që të kishte ardhur në Shkodër”. Aksioni politik i grupit parlamentar të LSI-së, me hapjen e sesionit të ri në shtator, strukturat e LSI do të ketë një rëndësi të veçantë, do të evidentojnë çdo socialist të zhgënjyer nga Rilindja dhe do bashkojnë forcat progresive me të gjitha strukturat dhe forumet e tjera politike dhe jo politike dhe gjithë faktorët e tjerë politik dhe jo politik në qendrat e votimit për të organizuar, për të ngritur jo vetëm strukturat por edhe për të ngritur barrikadat e protestës dhe të revoltës ndaj uzurpimit që Rilindja i ka bërë Tiranës. Opozita e bashkuar do të dalë së bashku në zgjedhjet e ardhshme. Ajo që është më e rëndësishme është platforma jonë e përbashkët për t`iu dhënë zgjidhje uljes së taksave, të cilët janë çdo ditë e më shumë, ku po i marrin frymën shqiptarëve. Që të jem më e qartë me të gjithë ju dhe anëtarët e LSI, nuk ka tashmë asnjë iluzion që Rilindja nuk ishte asgjë tjetër vetëm rilindje e krimit dhe e diktaturës së drogës. Ne kemi një Shqipëri që po shpopullohet nga dita në ditë, kemi një Shqipëri që po varfërohet nga dita në ditë, kemi një Shqipëri që po shkatërrohet nga dita në ditë. Koncesionet e famshme të Edi Ramës nuk janë gjë tjetër vetëm pirja e pikës së fundit. Sot LSI dhe të gjithë shqiptarët kanë 2 rrugë; ose te dorëzohen pa kushte, ku çdo gjë merr fund ose luftë frontale pa kompromis përballë krimit dhe kriminelëve, të cilët janë kthyer në funksion të një grupi njerëzish që kanë uzurpuar dhe kanë tjetërsuar pronën e shqiptarëve dhe xhepat e tyre.