Rama:Evropa në moment pasigurie Merkel i dha Ballkanit perspektivë

504
Sigal

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kancelaren gjermane Angela Merkel që në këtë moment pasigurie që ka kapluar evropën i dha Ballkanit një prespektivë shumë inkurajuese, shpresë për të ecur përpara.
 
“Duket se Garancia e Evropës së Bashkuar është lidershipi i Gjermanisë. Merita e Merkel në raport me ne e rajonin është se në këtë moment pasigurie që ka kapluar Evropën ajo i dha Ballkanit një perspektivë shumë inkurajuese, shpresë për të ecur përpara.”- tha Rama.
 
Më tej ai shton se përveçse është një udhërrëfyese në ecjen përpara të një Ballkani që është paqe, por që paqen e ka shumë të brishtë Gjermania është një garanci për një Evropën ku shumë shtet po e testojnë Evropën e Bashkuar në kufi.