Nishani: Integrimi i rajonit në BE dhe NATO e bën më të sigurt Ballkanin

498
Presidenti i Republikës Bujar Nishani gjatë vizitës në Bosnjë dhe Hercegovinë tha se Integrimi i të gjithë rajonit tonë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, e bën Ballkanin më të sigurt, e bën Evropën më të qetë dhe më të integruar.
Nishani: “Fryma e solidaritetit, bashkëjetesës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë duhet të jetë rruga jonë e përbashkët, për të gjithë rajonin. Në këtë kuadër, shpresoj dhe besoj që edhe qytetarët e Bosnjës si dhe ata te Kosovës, do të kenë mundësi të udhëtojnë në vendet reciproke pa pengesa si fqinj të mirë dhe të qarkullojnë lirshëm mallrat dhe njerëzit në këto dy vende, por edhe të njihen dokumentacionet e lëshuara nga institucionet e të dyja shteteve. Rruga e vendeve tona është e qartë dhe e padiskutueshme drejt integrimeve Euro-Atlantike dhe Bashkimit Evropian. Integrimi i të gjithë rajonit tonë në Bashkimin Evropian dhe në NATO e bën Ballkanin me të sigurt, e bën Evropën me të qetë dhe më të integruar.”
Gjatë një pritje që Nishani dha në Sarajevë Duke iu drejtuar shqiptarëve të pranishëm, Kreu i Shtetit u shpreh se ndihej krenar për bashkëkombësit e Tij që kanë jetuar, jetojnë dhe punojnë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Sigal