Petrit Vasili: Sa të babëzitur si hajdutë, shumë të trashë si manipulues

455
Sigal

“Të babëzitur dhe të trashë”. Kështu i quan Petrit Vasili anëtarët socialistë të KQZ.

Përmes një reagimi në Facebook, nënkryetari i LSI shprehet se, në zgjedhjet kur merrnin pjesë të gjitha partitë, rezultati dilte për 3 ditë, ndërsa në votimet e fundit, edhe pse pati vetëm një parti në garë, rezultatet ende nuk kanë dalë, megjithëse ka kaluar një javë tashmë.

“Të babëzitur dhe të trashë!!

Për Tre ditë dilnin rezultatet e zgjedhjeve kur mernin pjesë të gjithë partitë, kanë Një javë që nuk i nxjerin dot!! As Komisioni Qendror i Vjedhjeve dhe rilindja, megjithëse ishte vetëm vetëm rilindja dhe kur kanë votuar e numëruar po vetë. Sa të babëzitur si hajdutë por edhe shumë të trashë si manipulues.”, shkruan Vasili në reagimin e tij.