Petrit Vasili: Na duhet një opozitë që shqetësohet për të varfrit dhe jo për të majmur oligarkët

55
Këshilltarët e LSI-së kanë dalë sot në një deklaratë të përbashkët para Bashkisë së Tiranës, ku kanë kundërshtuar rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Menjëherë pas kësaj ngjarje vjen dhe reagimi i Z. Vasili. Ai e cilëson qëndrimin e LSI si një opozitë e vërtetë e cila shqetësohet dhe rreshtohet përkrah qytetarëve.
Gjithashtu këshilltarët e LSI kanë bërë të ditur edhe dy propozime të tyre për ngritjen e çmimit të ujit të pijshëm.
Ata kërkojnë që të ketë çmime të diferencuara për bizneset dhe qytetarët në nevojë.
Postimi i Vasilit në rjetin social Facebook: 
Këshilltarët bashkiakë të LSI-së në Tiranë kundërshtojnë rritjen e çmimit të ujit dhe rreshtohen në krah të njerëzve të thjeshtë.
Kjo opozitë na duhet, jo ajo që qan me lotë krokodili për të varfërit dhe në fakt majm oligarkët.