Sigal

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi ka sulmuar kryeministrin Rama,pasi ky i fundit dha vetë vendimin për ish-ministrin e proceduar për trafik droge dhe e shpalli atë të pafajshëm.

Sipas Vasilit, sot drejtësia vdiq, ndërsa ka shtuar se sot prokuroria e kryeministrit mbyll pa i hapur paditë për fajet penale të tij, si thirrja policisë, që të punonte për votat e rilindjes.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Kryeministri tutori politik i asgjësimit të reformës në drejtësi.

Sot reforma në drejtësi është në pikë të vdekur.
Moralisht të gjithë shqiptarët përjetojnë shembjen përdhe të një dogme, të një mashtrimi demagogjik dhe lindjen e rrëmbimit e të kapjes së drejtësisë nga kryeministri.
Sot kryeministri jep vetë vendimin për ish ministrin e proceduar për trafik droge dhe e shpall të pafajshëm pa folur gjykatat dhe i shpall se të gjithë duhet ti kërkojnë falje atij.
Sot vetë kryeministri bën gjoja ekspertizën e audiopërgjimit të Agron Xhafës dhe i jep urdhërin drejtësisë se ku do ecë.
Sot prokuroria e kryeministrit mbyll pa i hapur paditë për fajet penale të tij, si thirrja policisë, që të punonte për votat e rilindjes.
Sot ndërkombëtarët vetëm për forcë zakoni thonë ndonjë fjalë parafabrikat burokratik për reformën në drejtësi,pasi e kuptojnë që qorrsokaku i saj është pa kthim.
Tutorizmi politik i kryeministrit ka prodhuar asgjësimin e drejtësisë, që Shqipëria nuk e ka provuar kaq tragjikisht asnjëherë, as në kohë pushtimesh apo kthesash të forta politiko shoqërore.
Shqipëria kishte dje një drejtësi me probleme ndërsa sot nuk ka fare drejtësi, as si institucione, as si frymë dhe as si ndihmë e zgjidhje për qytetarët.
Është një faj shumë i rëndë i paramenduar dhe i pafalshëm i kryeministrit si tutori i zhbërjes sistemike të drejtësisë.
Fillimi i gjykimit të kryeministrit duhet nga zhbërja e drejtësisë dhe këtu 92% e shqiptareve që besuan te reforma dhe u mashtruan prej tij paturpësisht janë të gjithë të një mendjeje.