Petrit Vasili jep dorëheqjen nga drejtimi i LSI

511
Një lëvizje e papritur ndodh brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryetari i kësaj force, Petrit Vasili jep dorëheqjen nga drejtimi i LSI.
Mësohet se ky vendim vjen pas rezultatit në zgjedhjet e 25 qershorit, ku LSI që ai drejton nuk arriti të dalë forcë e parë siç pretendohej, por mori vetëm 19 mandate dhe u rendit e treta pas Partisë Demokratike.

Vasili e ka bërë të ditur vendimin e tij në mbledhjen e kryesisë së LSI-së, ndërsa më gjerë të gjitha arsyet që e shtynë drejt këtij hapi do t’i tregojë në një konferencë për shtyp në orën 14:00.

Lëvizja Socialiste për Integrim i besoi Vasilit drejtimin e Partisë në Konventën Kombëtare të 3 Majit pasi ish-kryetari Ilir Meta u zgjodh President i vendit. Vasili e mori timonin e kësaj partie për ta shpallur fituese në zgjedhje, por LSI-ja arriti të renditej vetëm e treta.
Sigal