Petrit Vasili: Inceneratorët dënohen në gjykatën penale të Parisit, prokuroria mbyll sytë në Shqipëri

291
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë, se është provuar shkencërisht që mbeturinat e inceneratorëve shkaktojnë kancer të përhapur të gjëndrave limfatike dhe të tjerë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI-së i referohet një rasti të paraqitur në Gjykatën Penale të Parisit. Ai thotë se, ndonëse Evropa ka bërë kufizimin drastik të inceneratorëve, Prokuroria në Shqipëri mbyll sytë ndaj tyre. Ish-ministri i Drejtësisë Petrit Vasili shkruan: “Inceneratorët dënohen në gjykatën penale të Parisit se shkaktojnë kancer, prokuroria mbyll sytë në Shqipëri. Mbeturinat e inceneratorëve është provuar shkencërisht që shkaktojnë kancer të përhapur të gjëndrave limfatike dhe të tjerë. Ky ka qenë edhe shkaku, se pse Evropa ka bërë kufizimin drastik të tyre. Megjithëse Evropa ka mundësi kontrolli dhe monitorimi shumë të rrepta, që s’kanë asnjë krahasim me kontrollin e korruptuar dhe joprofesional në Shqipëri, kufizimi i tyre ka qenë drastik, sepse rreziku i shkaktimit të kancerit është shumë i lartë. Gjykata Penale e Parisit dënoi, më 6 mars për herë të parë në Francë, bashkimin e kompanive Melunit, për shkak të ndotjes ambientale të shkaktuar nga inceneratori i përpunimit të mbetjeve. Gjykata arsyetoi se inceneratori i përpunimit të mbetjeve shtëpiake, i ndërtuar në Vaux Le Penil për “vënie në rrezik të jetës” për shkak të shkarkimeve toksike të dioksinave. Në pesëmbëdhjetë vjet procedurë, rreth 165 banorë ngritën padi civile së bashku me fshatin Maincy, i cili rrethohej nga erërat mbizotëruese të objektit. Sipas paditësve, një duzinë banorësh kanë vdekur nga kanceri në vitet e fundit, duke përfshirë edhe “Lymphomën jo-Hodgkin”, e cila zhvillohet nga qelizat e sistemit limfatik, dhe një tjetër duzinë janë duke vuajtur po nga kanceri. Po në Shqipëri, kush ia mbyll sytë prokurorisë, që ta hetojë, pse nuk vepron, apo mijëra shqiptarë le të sëmuren e vdesin me kancer, vetëm aferat e qeverisë të mos hetohen?!

Kjo është kriminale dhe antihumane.
Inceneratorët dënohen në gjykatën penale të Parisit se shkaktojnë kancer. Në Shqipëri, kush ia mbyll sytë prokurorisë, që ta hetojë, pse nuk vepron, apo mijëra shqiptarë le të sëmuren e vdesin me kancer, vetëm aferat e qeverisë të mos hetohen?!
Kjo është kriminale dhe antihumane