Petrit Vasili: Hajdutët e votave kundër Kushtetutës, që garanton prerë lirinë e lëvizjes jashtë shtetit!

480
Sigal

Nga Petrit Vasili:

Kushtetuta e Shqipërisë në Nenin 38 pika 2 përcakton shumë qartë: “Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit “.

Gangsterët e qeverisë si hajdutë zgjedhjesh të provuar botërisht, paraqesin disa ndryshime idiote te mbështetur edhe nga disa idiote të tjerë në parlamentin e mbeturinave, që gjoja do tu ndaluakan shqiptarëve të dalin jashtë shtetit për 5 deri 10 vjet për prekje të zgjedhjeve

Këta maskarenj,që flasin për reformën në drejtësi etj demagogjira si këto kundër Kushtetutës do të dalin? Ku e gjejnë guximin e flasin për votën dhe procesin zgjedhor këta që bashkë me kriminelet kanë kryer masakrën më të rëndë zgjedhore në Shqipëri?

Po si mundet tu shkojë mëndja që një Shqipërie te ndarë në dysh ku gati gjysma ndodhet jashte vendit ti preket liria e lëvizjes? Po Kushtetutën e Shqipërisë që është aq e qartë dhe e prerë në këtë liri bazike këta hajdutë votash do ta dhunojnë e shkelin? Pra këta duan që shqiptarët të izolohen nga bota dhe familjet e tyre jashtë vendit.

Pra këta kriminele duan ti pengojnë shqiptarët,që të ndajnë gëzimet, hidhërimet dhe problemet shëndetësore me milionat e shqiptareve,familjare dhe miq të tyre, që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Për gangsterët e votave as Kushtetuta nuk vlen asnjë grosh. Ky është krim i jashtëzakonshëm, ndaj të gjithë duhet të jemi në këmbë dhe të palëkundur deri ne fund, për të mbrojtur liritë tona themelore,që janë liria e votës dhe e liria e lëvizjes, dy liri qe vetëm diktatura komuniste na i rrëmbeu për 50 vjet.