Petrit Vasili: Raporti i DASH, tregon fytyrën e vërtetë të kriminalizuar të qeverisë së Ramës

498
Sigal

Raporti i sotëm i Departamentit Amerikan të Shtetit tregon qartë fytyrën e vërtetë të qeverisë Rama.

Kështu shprehet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një reagim të tijin në Facebook.

“Departamenti Amerikan i Shtetit në Raportin e publikuar sot tregon qartë fytyrën e vërtetë të kriminalizuar të qeverisë së Ramës.

Lexojeni vetë:

“Ka rrezik të konsiderueshëm nga krimi në Tiranë. Qeveria shqiptare po bën një përpjekje të bashkërenduar për të përmirësuar aftësitë e zbatimit të ligjit të vendit dhe për të zvogëluar korrupsionin. Krimi i organizuar ka një ndikim të theksuar në Shqipëri, me një rrjet të organizatave kriminale të përfshira në trafikimin e drogës, grabitje, ryshfet, pastrim parash, prostitucion dhe trafikim njerëzor”, shkruan Vasili në reagimin e tij.

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi sot një raport me nota kritika për qeverisjen në Shqipëri.

Në raport thuhet se Shqipëria është një vend i vështirë për të bërë biznes. Më tej theksohet se problem mbeten krimi, korrupsioni, zbatimi i ligijt dhe të drejtat e pronës.

Sa i përket korrupsionit, raporti i DASH thotë se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkan.