Petrit Vasili: Batakçinjtë e qeverisë vjedhin gërmat e Teatrit

483
Sigal

Ish Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me grabitjen që i është bërë gjatë natës shkronjave të Teatrit Kombëtar. Vasili akuzon qeverinë duke u shprehur batakçinjtë e qeverisë vjedhin natën, si hajna të vërtetë, gërmat e ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Postimi i plotë:

Batakçinjtë e qeverisë vjedhin gërmat e Teatrit.

Batakçinjtë e qeverisë vjedhin natën, si hajna të vërtetë, gërmat e ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Kaq të pështirë,kaq të vegjël,kaq meskinë dhe kaq hajdutë.

Liliputët e qeverisë janë kaq të vegjël përpara gërmave të historisë gigante të Teatrit Kombëtar.

Shiheni foton,mos e hiqni nga memoria dhe përbuzini hajnat e natës.