Petrit Vasili: 93.1% e të papunëve në Shqipëri pa asnjë ndihmë financiare dhe kryeministri qesh

461
Ndërsa ditën e sotme në Kuvend do të diskutohet në lidhje me Buxhetin, kreu i Grupit Parlametar të LSI-së Petrit Vasili shprehet se 93% e të papunëve në shqipëri nuk marrin asnjë ndihmë dinanciare ndërsa kryeministri qesh.
“93.1% e te papuneve ne Shqiperi pa asnje ndihme financiare dhe kryeministri qesh… Vetem 6.9% e te papuneve ne Shqiperi marrin nje mbeshtetje financiare. Shqiperia eshte e 12 nga fundi ne klasifikimin boteror per kete tregues.
Qeveria eshte e “qete”, nuk ka nevoje t’u jape asnje ndihme te papuneve, le ta perplasin koken ku te duan, le t’i bejne derman vetes vetë. Qeveria s’ka kohe te merret me keto pune.
Qeveria regjistron mijëra punesime imagjinare, raporton ulje papunesie inekzistente, rrefen ulje varferie te paqenë. Kjo eshte fytyra sociale e vertete objektive, qe tregon ILO (organizata boterore e punes).

Kryeministri le te vazhdoje cfaqjet e tij humoristiko – politike per papunesine e mbeshtetjen sociale.Treguesit jane kokeforte dhe shume deshperues.Dhente zoti qe kryeministri te mos ta quaje edhe ILO-n si organizate kazani,se po ta vendose e bën ai, nuk trembet hic,ne fund te fundit aq kupton….”, shkruan Vasili.
Sigal