Peter Tiede i përgjigjet Ramës: Do më padisni se ofendova lartmadhërinë tuaj?

576
Sigal

Gazetari i gjermanes “BILD”, Peter Tiede ku u publikuan plot 16 përgjime ditën e sotme ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama se do të padisë në gjykatën gjermane.

Në postimin e kryeministrit Edi Rama, në Twitter Tiede i shkruan Ramës se përgjimet janë reale, ndërsa e ironizon duke thënë se mos vallë kryeministri ynë kishte dyshime në materialin që dispononin prokurorët tanë.

Përgjigjia e Tiede për Ramën: 

Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak të ofendimit ndaj lartmadhërisë tuaj apo përse? Përgjimet janë reale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më padisni: cila gjykatë punon? Më vjen mirë që e mësuat këtë.