Brazili ndjen mungesën e Neymar në kupën e Amerikës

484
Sigal

Brazili, që vjen dhe si favoriti kryesor për fitimin e Copa America, arriti ta niste aventurën e tij në këtë kompeticion me një fitore përballë Bolivisë.

Në një dalje përpara mediave, Dani Alves foli rreth skuadrës së tij, teksa nuk harroi pa përmendur dhe mungesën e madhe që ata kanë, Neymar.

“Gjithmonë e kam shprehur, kur ti ke në skuadër një si Neymar, je më i fortë. Ai nuk është me ne në Copa America dhe sigurisht që mungesa e tij ndihet. Gjithsesi ne duhet të japim më të mirën tonë. Luajmë në shtëpinë tonë dhe sigurisht që kjo na favorizon disi. Duhet ta shijojmë këtë kompeticion dhe sigurisht të japim maksimumin për ta fituar atë”, tha Dani Alves.