Përvjetori i themelimit të PD/ Sot më e qartë se kurrë domosdoshmeria e përmbysjes së rregjimit të kakistokracisë

488
Sigal

Nga Sali Berisha/

Të dashur miq,

Sot 29 vjet më parë, me 11 dhjetor të vitit 1990, studentet e Universitetit të udhehequr nga tribuni i lirise së kombit shqiptar, Azem Hajdari, pedagoge të tyre, intelektualë, qytetarë të Tiranës, në një akt historik ndanë epokat, themeluan në Qytetin Studenti, Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe se bashku me të pluralizmin politik në Shqipëri.

Partia Demokratike, partia e parë opozitare pas 46 vitesh monizmi total, lindi nga idealet e revolucionit demokratik si parti
– e lirive dhe të drejtave njerëzore të dënuara me vdekje me Kushtetutë të qytetarëve shqiptarë,
-parti e interesit kombëtar të shqiptarëve dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike të vendit.

Në këtë mision PD, në kushtet e monizmit ekstrem, në një betejë epike paqësore, përmbysi me votën e lirë rregjimin totalitar, diktaturën e trefishtë, atë të shtypjes me mizore, të izolimit më të thellë, indoktrinimit më të madh dhe mjerimit më ekstrem, rregjimin hoxhist që shkatërroi më shumë se një luftë civile Shqipërinë dhe shndërroi shqiptarët në kombin e tretë më të varfër në botë me vetëm 204 dollarë që ishin në vitin 92 të ardhurat për frymë të shqiptarëve.

Më 22 mars të vitit 1992, mbi 1.7 milionë të rinj, të reja, burra dhe gra, njerëzit më të shtypur, më të izoluar dhe më të mjeruar të planetit, nën udhëheqjen e Partisë Demokratike përmbysën me votën e tyre të lirë diktaturën orvolliane të Enver Hoxhës, të cilin në deklaratën e Samitit të EDU të pranverës së vitit 1992 do të quanin Hitleri shqiptar i Pasluftës.

Më 22 mars të vitit 1992 shqiptarët nisën udhëtimin e tyre në rrugën e lirisë dhe dinjitetit njerëzor dhe kombëtar, rrugën e mbrojtjes së interesit tonë kombëtar dhe çështjes shqiptare si dhe hapjes, rënditjes dhe integrimit të Shqipërisë në krahun e miqve të saj të lirisë dhe proceseve të integrimit euroatllantik.

PD dhe aleatët e saj erdhën në pushtet më 22 mars të vitit 1992 në vendin e tretë më të varfër të globit, në të cilin të ardhurat për frymë ishin vetëm 204 dollarë në vit, me vetëm 4 milionë dollarë rezervë valutore dhe një borxh të jashtëm 500 milionë dollarë dhe papunësi që kalonte mbi 80% dhe një inflacion tre e madje edhe katër shifror.

Diktatura 46-vjeçare Hoxhiste kishte shkatërruar Shqipërinë pothuaj në përmasa apokaliptike dhe qartaz më shumë se sa kishin shkatërruar ndonjëherë ndonjë vend luftrat civile. Për të shpëtuar nga dhimbjet e tmerrshme që kishte krijuar diktatura e mjerimit, në vitet 1990-1992 rreth një milionë shqiptar u larguan nga Shqipëria me eksode biblike.

Kushtet pra në të cilat erdhi në pushtet PD ishin të jashtëzakoshme por më e jashtëzakoshme ishte fuqia e lirisë dhe vlerave të saj, dyert e të cilave hapën me votën e tyre të lirë më 22 mars të vitit 1992 shqiptarët.

Me përmbysjen e diktaturës komuniste qeveria e PD, e cila kishte shpallur që në javën e parë të themelimit të saj para shqiptarëve dhe botës interesin kombëtar dhe çështjen kombëtare, gjer atëhere të tradhëtuara, si yllin e saj polar, vendosi këtë çështje në krye të programit të saj.

Ajo nxori Shqipërinë nga izolimi më i thellë, e lidhi në miqësi me SHBA dhe vendet e tjera të lira. PD tashmë në pushtet në bashkëpunim të ngushtë me Lidhjen Demokratike të Kosovës ndërkombëtarizoi plotësisht çështjen e Kosovës.

Në korrik të vitit 1992 në Samitin e OSBE në Helsinki në dokumentin kryesor të tij u sanksionua angazhimi i një ndërmjetësi ndërkombëtar midis Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e çështjes dhe në vitin 1994 në Samitin e OKB u miratua me 137 vota rezoluta e Shqipërisë për Kosovën.

Kjo rezolutë historike, përveç dënimit të ashpër të genocidit, aparteidit, spastrimit etnik të Millosheviçit ndaj shqiptarëve të Kosovës, sanksiononte për herë të parë në histori të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetëvendosje. Ajo si dokument ndërkombëtar ka shërbyer si basë ligjore e të gjitha dokumentave që qëndrojnë në bazë të pavarësisë së Kosovës.

Krahas çështjes së Kosovës, qeveria e PD promovoi në arenën ndërkombëtare çështjen e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe kudo në rajon.

Lokomotivë e integrimeve europiane dhe euroatllantike, qeveria e PD dhe aleatëve të saj në vitin 1995 e anëtarësuan Shqipërinë në Këshillin e Europës dhe në dhjetra organizata ndërkombëtare si dhe firmosi ndër më të parat Partneriterin për Paqe me Aleancën e Atllanitkut të Veriut. Në Letrën e tij të Bardhë të vitit 1996, Komisioni Europian duke vlerësuar suksesin e reformave do përzgjidhte Shqipërinë si vendin e vetëm në rajon për të hapur negociatat për procesin e stabilizim asocimit në BE.Në vendin e hiperkolektivizimit total, qeveria e PD hodhi themelet e ekonomisë së tregut të lirë dhe të demokracisë, vendosi një nga ngarkesat fiskale më të ulta 12,5% TVSH, hoqi taksën mbi kapitalin, liberalizoi dhe privatizoi ekonominë, bëri 220 mijë familje shqiptare pronarë të apartamenteve të tyre dhe mbi 460 mijë familje në fshat pronarë të fermave të tyre si dhe qindra mijra ndërmarrje të vogla dhe objekte u privatizuan. Në fund të katër viteve të ardhurat për frymë u katërfishuan dhe mbi 80% e prodhimit të brendshëm vinte tashmë nga sektori privat, u liberalizua kursi i këmbimit dhe u arrit stabilizimi monetar, inflacioni ra në njëshifror, rezerva valutore u rrit rreth 35 herë. Në vitin 1997 Partia Demokratike njohu gabimin e saj historik të mosndalimit në kohë të skemave piramidale. Ajo iu kundërvu rrebelimit komunist me mjete politike dhe përcaktoi zgjedhjet e përgjithshme si rrugë politike për zgjidhjen e krizës. Në fushatën elektorale të vitit 1997, PS premtoi kthimin qindarkë për qindarkë të parave të humbura në skema piramidale. Kurse PD deklaroi se një borxh që nuk është marrë nga qeveria kurrë nuk mund të njihet. Në vitet 1997-2005, PD në opozitë qëndroi e pamposhtur para vrasjeve, akuzave dhe proceseve politike të drejtuesve të saj, përfshirë këtu edhe akuza monstruoze për krime kundër njerëzimit, madje muaj para se Gjykata e Hagës të akuzonte Millosheviçin nga rregjimi i atyre që erdhën me dhunë në pushtet. Me fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2005, PD në një rast unik në histori përzuri me votë nga pushteti ata që erdhën me dhunë dhe rebelim komunist. Në 8 vite të qeverisjes, qeveria e PD dhe aleatëve të saj firmosi me Bashkimin Europian dhe ratifikoi me 28 vende Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, mori ftesën dhe anëtarësoi vendin në NATO. Ajo paraqiti dhe ju pranua kërkesa për antarësimin e Shqipërisë në BE. Mori pyetsorin dhe u përgjigj mbi 2000 pyetjeve nga Komisioni Europian. Me reforma serioze të gjithanëshme veçanërisht të gjendjes civile, pajisjen e qytetarëve me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike u plotësuan të gjitha kushtet dhe u hoqën vizat me BE, për bllokimin e të cilave nën moton “hap kutitë të marrësh vizat” Edvin Rama bëri gjithçka. Në tetor të vitit 2012 dhe në tetor të vitit 2013 Shqipëria pasi kishte plotësuar të gjitha kushtet mori rekomandimin e Komisionit Europian dhe këshillit të ministrave të BE për statusin e vendit kandidat, me kushtin e vetëm që parlamenti të votonte tre ligjet për të cilat me konsensus ishte rënë plotësisht dakord. Por Edi Rama bllokoi dy vite me rradhë akordimin e statusit të vendit kandidat Shqipërisë duke mos votuar tre ligjet për të cilat ishte arritur konsensusi i plotë dhe kërkesën për qarkun e Fierit. Qeveria e PD dhe aleatëve të saj dha ndihmesë thelbësore në pavarsinë e Kosovës, lajmin për të cilin e shpalli në Tiranë, më të famshmen “time is noë” Presidenti George Ë Bush në vizitën e parë dhe historike të një presidenti të SHBA në Shqipëri. Ajo dha kontribut thelbësorë në njohjet ndërkombëtare të Kosovës. Qeveria e PD luftoi me zero tolerancë krimin dhe bandat e tij. Vendosi para ligjit në 18 muaj mbi një mijë bos dhe anëtarë të bandave kriminale dhe bëri Shqipërinë një vend të sigurt. Ajo luftoi me vendosmëri korrupsionin dhe me këtë luftë arriti me sukses pragun e Korporatës së Mijëvjeçarit të qeverisë së SHBA. Shqipëria sipas UN ishte vendi i parë në botë që vendosi sistemin e prokurimit dixhital, sistem që do çertifikohej nga vetë Banka Botërore dhe OKB. Kjo luftë si dhe reformat e thella ekonomike fiskale bënë që të ardhurat në 8 vite të rriten me 2,5 herë.

Qeveria ndërmori reforma të thella ekonomike dhe një revolucion fiskal të suksesshëm si:
-vendosja e taksës së sheshtë 10%
-ulja e tatim fitimit nga 25 në 10 %
-ulja e tatimit të ardhurave personale nga 23 në 10 pra vendosjes së taksës së sheshtë prej 10 %,
-ulja e sigurimeve shoqërore nga 32% në 15% për punëdhënësin
-ulja e tarifave doganore nga 6 në 1%,
– u krijua one stop shop për regjistrimin e bizneseve dhe u arrit reduktimi i kohës dhe kostos së regjistrimit nga 42 ditë dhe 4 mijë euro në gjithsej 30 minuta dhe vetëm 1 euro,
-u krijua Qëndra Kombëtare e Liçencave dhe Lejeve pasi u hoqën mbi 2/3 e tyre.
U sanksionua në ligje nisma 1 euro pra për dhënien me 1 euro të tokës publike për investitorët e huaj të mëdhenj

Të gjitha këto reforma, siç pohojnë Komisioni Europian, Banka Botërore, FMN, IBRD etj, bënë që ekonomia e vendit, në kulmin e krizës ekonomike dhe financiare të botës, të vazhdojë të rritet dhe të mos njohë reçesion.
-Papunësia njohu ulje progresive, ajo ra në 12.8%
-Numri i bizneseve u tre-fishua
– Eksporti u rrit mbi 300% kurse
– investimet e huaja u rritën përkatësisht me 316%
-Të ardhurat buxhetore u mbi dyfishuan
-Kreditë për ekonominë u rritën 6 herë
Sipas Censusit të vitit 2011
-343 mijë familje shqiptare kishin më shumë se një shtëpi
-Shqiptarët në banesa për 1000 banorë lanë mbrapa 5 kombe të vendeve anetare të BE.
Qeveria e PD dhe aleatëve të saj
-rriti me 120-150% rrogat dhe
-100% pensionet e ulëta
– Varfëria u ulë nga 18,5 në 12,3% kurse
-Varfëria ekstreme u ulë nga 4,3 në 1,3%
– Në vitet 2006-2013 u ndërtuan dhe rindërtuan në mbarë vendin mbi 11 mijë km rrugë, pra siç thotë Komisioni Europian më shumë se në të gjithë rajonin.
-Në këto vite ndërtuan:
-Rrugën e Kombit,
-autostradën Tiranë-Elbasan në të cilat vetëm tunele janë 16 km
-autostradat Lushnje Fier, Levan Vlorë , Thumanë -Milot, superstradat Levan-Tepelenë-Gjirokastër, Shkodër – Han i Hotit etj etj
– Në vitet 2006 – 2013 u ndërtuan apo rindërtuan
-1300 shkolla e institucione arsimore,
-720 sisteme ujësjellësash dhe kanalizimesh,
-10 impiante të përpunimit të ujerave te zeza
-400 qendra shëndetësore dhe spitale.
-U ndërtua terminali i aeroportit të Rinasit dhe më pas në fazën e dytë u dyfishua ky terminal.
-u ndërtua terminali i portit të Durresit dhe
-u shpall fituese kompania që do thellonte portin për anije të mëdha gjer në 50 mijë ton.
-U zgjeruan ndjeshëm portet e Sarandës, Vlorës, Shengjinit

Karahas infrastrukturës energjia ishte një përparësi tjetër madhore e qeverisë së PD.
Shqipëria superfuqi e vogël e energjisë së rinovueshme në rajon u bë moto e qeverisë së PD dhe aleatëve të saj.

Nga fundi i vitit 2007 e në vazhdim
-morën fund ndërprerjet e energjisë elektrike që më parë ishin së paku 6-10 orë në ditë
-Shqipëria u bë vendi i dy projekteve gjigande energjitike
-TAP, investimi aktual më i madh në Europë, gazsjellësi që do sjellë gazin azer në Itali, dhe
-kaskadës së Devollit, investimi më i madh në hidroenergji në Shqipëri.
-Kaskada e Fanit të Madh e të Vogël.

Qeveria
-firmosi ndërtimin e 420 hidrocentraleve me konçesion nga kompanitë private, nga të cilat
-112 kanë përfunduar dhe japin
-mbi 40% të prodhimit të energjisë së vendit dhe,
-87 janë në ndërtim e sipër.
-Shqipëria dixhitale është një nga realizimet madhore të qeverisë së PD.
-Në vitin 2006, përdorimi i internetit në Shqipëri ishte vetëm 4.8% ndërkohë u rrit në 63% në vitin 2012
-interneti dhe kabinetet e informatikës u shtrinë në çdo shkollë,
-u garantua internet falas për popullatën në 1250 zyra në mbarë vendin
-u ul me mbi 7 herë çmimi i internetit
-u ulën 3 – 5 herë çmimet e bisedave me celular,
-u licensuan dy kompani dhe u shtri në mbarë vendin teknologjia 3G dhe u pregatit kuadri për 4G

Arsimi ishte përparësi madhore.
Numëri i studentëve nga viti 2006 në vitin 2013 u rrit nga
-12 në 50 për 1000 banorë,
-70% e maturantëve hynin në Universitet
Trupa akademike universitare u rrit nga
-6 000 në 10.500.
Ndjekja e shkollave të mesme nga nxënësit që mbaronin klasën e nëntë u rrit
nga 68 në 86%.
-rrogat e arsimtarëve u rritën me 120-140%
Në Shqipërinë rurale në 8 vite u investuan 3.2 miliardë euro
Në zonat rurale u ndërtuan:
-mbi 8 mijë km rrugë rajonale, dytësore dhe të treta.
-mbi 1 mijë shkolla e kopshte,
-630 ujësjellësa dhe kanalizime,
-qindra km kanale vaditëse dhe kulluese dhe u
-subvencionuan 45 mijë projekte në bujqësi e blegtori, gjë që bëri të mundur
-të mbillen mbi 10 milionë rrënjë ullinj dhe
-miliona rrënjë mollë, arra, vreshta dhe dru të tjerë frutor.

Prodhimet bujqësore në tërësi u mbrojtën,
-u ulën me disa herë importet e frutave dhe u rritën disa herë eksportet e zarzavateve, frutave, u mbi dyfishua sipërfaqja e tokës së punuar,
-eksportet bujqësore në tërësi u rritën 3 herë.
Numri i turistëve dhe vizitorëve nga
-300 mijë që ishte në vitin 2004 u rrit
-në 4,7 milion në vitin 2012.

Shqipëria e cila në vitin 1992 ishte vendi i tretë më i varfër i planetit së bashku me Ugandën dhe Angolën
-nga viti 2008 në një quantum leap të vërtetë kaloi në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.
Që nga viti 1992 ajo është rritur 21 herë ndofta më shpejtë se çdo vend tjetër.

Shqipëria ende nuk ishte një vend i zhvilluar por ajo linte mbrapa disa vende të zhvilluara në vdekshmërinë amëtare, vdekshmërinë në përgjithësi, jetëgjatësinë mesatare të popullatës dhe arriti të ketë vdekshmëri infantile një-shifrore.

Në vitin 2013 shqiptarët me vullnetin e tyre nuk votuan për kontratën e re me PD dhe Sali Berishën dhe votuan për një kontratë tjetër.
Respektova plotësisht vendimin e tyre dhe mora të gjitha vendimet e duhura përfshirë këtu një rotacion normal të pushtetit.

Por me ardhjen në pushtet në vitin 2013 të Edvin Kristaq Ramës dhe bastardëve të tjerë të bllokmenëve Hoxhist, gjatë këtyre viteve të tyre
në pushtet me politikat që ndoqën arritën:
1- Të shndërrojnë Shqipërinë në Kanabistan apo Kolumbinë e Europës dhe sipas raportit të DASH,
2- në qendrën operacionale të organizatave kriminale të Europës, SHBA, Amerikës Latine dhe Lindjes së Mesme
2- të ndërtojë narkoshtetin e parë në Europë dhe të shkatërrojnë shtetin ligjor.
3-Të vendosin në Shqipëri sundimin e mafies, trafikantëve, vrasësve, përdhunuesve në qeveri, parlament, polici, prokurori, gjykatë etj etj.
4- të largojnë nga Shqipëria mbi 400000 mijë shqiptarë në 4 vite.
5-të vjedhin dhe shpërdorojnë me tenderat koncesionet dhe 200 PPP mbi 3,2 miliardë euro.
6-Sot Shqipëria është i vetmi vend në botë në të cilin me buxhetin e shtetit ndërtohet autostradë në fushë me 24 milionë euro km ndërkohë që me financimin e Bankave Europiane po ndërtohet Bajpasi i Fierit me të njëjtat parametra me 2,1 milionë euro km dhe e tëra kjo vetëm e vetëm se vjedhin.
7-Në Shqipëri mungon gara në prokurime.
Vetëm baxhanaku i Ramës, Frangu, klientela Vilma Nushi, Ilir Beqja, Safet Gjici dhe Fusha kanë fituar 1800 tendera.
8-Në 6 vite nuk kanë përfunduar dot asnjë nga veprat publike të lëna në ndërtim e sipër dhe nuk kanë nisur dot asnjë vepër të re vet!
9-Në këto vite të pushtetit të tyre të krimit asnjë investitor serioz i huaj nuk ka investuar në Shqipëri përkundrazi janë larguar nga vendi nga kërcënimet, torturat dhe rrahjet mafioze, korrupsioni disa investitorë të fuqishëm në fushën e turizmit, energjisë etj, që do investonin mbi 2,5 miliardë dollarë në vend.
Investimet e huaja të mëdha të këtyre viteve janë TAP, Devolli, Fani etj të gjitha kontrata të firmosura nga qeveria e mëparëshme.
Përveç këtyre kjo parti arriti,
10-ti fusë thikë pas shpine dhe të mbështesë për llogari të Serbisë së Madhe ndarjen e Kosovës dhe
11-të bllokojë për tre vite me radhë hapjen e negociatave me BE dhe së fundi
12-nga viti 2018 në vitin 2019 nuk u plotësuan asnjë nga kushtet e vendosur nga këshilli i ministrave të BE për çeljen e negociatave me Shqipërinë.
13-detyroi vende themeluese të BE të kërkojnë për herë të parë rikthimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë për asnjë prej dhjetra vendeve që gëzojnë liberalizimin e vizave me BE.
14-bllokoi liberalizimin e vizave të Kosovës me BE
15-bllokoi për kohë të pacaktuar hapjen e negociatave me BE.
16-duke zbatuar politikën e Vaso Çubrillovit? po bënë spastrimin etnik të Shqipërisë.

Sot në opozitë Partia Demokratike është shndërruar në forcën kryesore politike e vendit, forcën e shpresës dhe besimit të shqiptarëve, e gatshme dhe e sigurtë të shpëtojë Shqipërinë nga kthetrat e zeza të narkoshtetit për fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe vazhdimin e misionit të saj historik, integrimin e plotë të vendit në Bashkimin Europian! Ky përvjetor historik i Partisë Demoratike e gjenë vendin të goditur rëndë nga një fatkeqësi natyrore, dhimbjet e të cilës për shkak të vjedhjeve, pashpirtësisë së narkoshtetit po bëhen çdo ditë e më të mëdha.

Ndaj dhe sot po bëhet më e qartë se kurrë domosdoshmëria e përmbysjes së rregjimit të kakistokracisë dhe zgjedhjes me shpejtësi të problemeve madhore që ka krijuar tërmeti i 26 nëntorit.

Nderim përjetë studentëve liberator, liderit të tyre të pavdekshëm Azem Hajdari dhe të gjithë atyre që themeluan 29 vite më parë pluralizmin politik dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë. sb