Genta Ismajli zbulon artistin turk me të cilin po bashkëpunon

524

Prej kohësh në media ka qarkulluar një lajm ku thuhej se Genta Ismajli ishte duke bashkëpunuar me një artist turk për këngën e radhës.

Sigal

Si fillim ishin mediat turke që e bënë të ditur lajmin, megjithatë deri tani nuk dihej se kush ishte artisti me të cilin po bashkëpunonte.

Së fundmi ka qenë Genta ajo që e ka zbuluar dhe projekti me siguri do të bëjë namin.

Këngëtarja ka publikuar në Instagram lajmin e një televizioni turk dhe në të flitet për bashkëpunimin e artistes shqiptare.

Nga lajmi bëhet me dije se Genta së shpejti do të hedhë në treg këngën me reperin Abdurrahim Akça, i njohur për publikun si Eypio.

Reperi Eypio me projekt surprizë. Eypio po sjell duet me këngëtaren kosovare, Genta Ismajli“, thuhet ndër të tjera në lajm.

Kujtojmë se pak ditë më parë Genta u befasua nga partneri i saj turk, pasi ai shkroi në urën ikonike të Bosforit “Të dua Genta” dhe dëshmitare ishin shumë njerëz.