Përplaset fizikisht me efektivin e policisë, studenti me lot në sy kërkon drejtësi: Fati mbetet jetim në Shqipëri

510
Sigal

Një student protestues nga Fakulteti Ekonomik i Tiranës, i cili është përplasur fizikisht në orët e mëngjesit me një efektiv policie, i revoltuar e me lot në sy i është drejtuar zyrës së rektorit të këtij universiteti.

Teksa ka kërkuar që të merren masa përkundrejt dhunës së ushtruar, ai është shprehur: Fati mbetet jetim në Shqipëri.

I pyetur se cfarë i ka ndodhur ekzaktësisht, ai zgjodhi të mos e komentonte situatën. Studenti, së bashku me një grup tjetër studentësh protestues, më pas i janë drejtuar zv/rektorit duke i kërkuar që të vendoset drejtësi.

Por ky i fundit, i rrethuar nga mediat dhe studentët, është shprehur se përgjegjësi do të mbajnë ata që kanë ushtruar dhunë.