Përmbytjet, Basha në Fier: Qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës

425
Sigal

FIER – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha udhëtoi drejt fshatit Darëzezë në Fier për tu njohur nga afër me situatën e përmbytjeve.

Lideri i opozitës i bëri thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e emergjencës. Basha kërkoi nga rrethi i Fierit të të trefishohen prania e autoriteteve, të ketë një plan të qartë të masave.

“Prioritet është jeta dhe pasuria e banorëve”, tha Basha.

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ishin në komunën e Novoselës në Vlorë dhe në Levan të Fierit, ndërsa gjatë së martës udhëtoi drejt Urës Vajgurore. Në një mbledhje urgjente të qeverisë nuk u shpall gjendja e jashtëzakonshme por u tha se do të kërkohen fonde nga Bashkimi Evropian për dëmshpërblimin e të prekurve nga përmbytjet. Në të kundërt qeveria do të jetë e detyruar të ndryshojë buxhetin e shtetit.

Ora 13:25 Basha në fshatin Fitore të Komunës Novoselë: Gjendja katastrofike
Pas fshatit Darëzezë në Fier Basha udhëtoi drejt komunës së Novoselës, në fshatin Fitore. Lideri i opozitës i bëri apel qeverisë që të lë retorikat politike dhe të ngre shtetit në krye të detyrës, pasi sipas tij situata është katastrofike. Edhe nga Vlora, Basha bëri thirrje ndaj kryeministrit Rama që të shpallë gjendjen e emergjencës.
 
“Sa të bëjmë  debate boshe i bëj thirrje kryeministrit Rama mos u merr me opozitën shpall gjendjen e emergjencës. Këta flasin vetë nuk ka nevojë për fjalë. Shteti të jetë në krye të detyrës, të kthejë banesat të jetueshme, të bashkojë familjet, këtu nuk ka energji, pa ujë pa ushqime, pa një palë çizme dhe pa asnjë përkrahje nga shteti. Jemi këtu për të parë gjendjen siç është, jo për të fshehur dhe për të dhënë kontributin tonë modest përmes donatorëve. Kjo tregon haptazi se shteti nuk është në lartësinë e duhur, ky është një realitet emergjente. Duhet një përpjekje e organizuar e shtetit. Emergjenca fillon me shpallje e saj nga qeveria, gjendja është katasfrofike çfarë pret për të shpallur gjendjen e emergjencës”, tha Basha.