”Pacienti priti 6 ditë për tamponin”/Basha: Njerëzit po marrin borxhe për t’u kuruar

222
Sigal

Në një konferencë për gazetarët, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se vala e dytë e pandemisë e gjeti qeverinë të papërgatitur. Sipas Bashës, shumë pacientë nuk marrin shërbimin e nevojshëm mjekësor dhe detyrohen të paguajnë 600 mijë lekë për kurim.

”Numri i testimeve vijon të mbetet më i ulëti në Europë. Pacienti me simptoma ka pritur për 6 ditë për të bërë tamponin. Pas 6 ditësh është evidentuar se mushkëritë ishin dëmtuar. Njerëzit po marrin borxhe për t’u kuruar. Shumica e kanë të pamundur për të paguar çmimin minimal për kurimin, që është 600 mijë lekë në muaj. Kjo situatë nuk është e re. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë, asnjë plan serioz për t’u përballur. Vala e dytë e gjen Edi Ramën dhe kabinetin e tij të papërgatitur”,-tha Basha.