Përjashtohen nga LSI dy anëtarët e këshillit që votuan pro kryebashkiakut

500
Lëvizja Socialiste përjashton dy këshilltarët e saj në këshillin bashkiak të Tiranës të cilët bashkuan votat e tyre një ditë më parë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Lajmin e ka bërë me dije në një konferencë për mediat, koordinatorja e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të LSI-së në Bashkinë e Tiranës, Erjona Bixha. “Për të mos lejuar askënd të përdorë atribute të përfaqësimit politik në mënyrë të trafikuar dhe në dëm të bashkëpunimit institucional, LSI ka vendosur të përjashtojë nga grupi i këshilltarëve Genta Mezinin dhe Agim Krajën, për veprim në kundërshtim me statutin dhe programin e LSI. Qëndrimi dhe votimi i tyre ditën e djeshme në këshillin bashkiak ka qenë tërësisht individual dhe i shtyrë nga interesa klienteliste. Distancohemi qartë dhe prerë nga qëndrimi korruptiv i këshilltareve Mezini dhe Kraja. Votimi i Genta Mezinit dhe Agim Krajes në kundërshtim me vendimin politik të LSI. Genta Mezini dhe Agim Kraja nuk perfaqesojnë LSI. Opozita mision në shërbim të qytetareve”, shprehet Bixha.
Sigal