Përfundon numërimi i votave të rregullta në Kosovë, ja rezultatet

538
Sigal

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të rregullta në të gjitha vendvotimet në Kosovë. Kjo është bërë e ditur përmes ueb-faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Në bazë të publikimit të këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka 202 mijë e 968 vota ose 25,49 për qind.

Më pas është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka marrë 197 mijë e 702 vota ose 24,82 për qind.

Në bazë të këtyre rezultateve Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e treta e cila ka arritur t’i marrë 169 mijë e 211 vota ose 21,23 për qind.

Koalicioni AAK-PSD ka arritur t’i marrë vetëm 92 mijë e 149 vota ose 11,57 për qind.

Lista Serbe 52 mijë e 620 vota ose 6,61 për qind

NISMA – AKR – PD, 39 mijë e 495 vota, 4,96 për qind.