Përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini: Do të keni mbështetjen time të plotë

496
Sigal

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetareje në konferencën për mediat, tha se Shqipëria do të ketë mbështetjen e saj të plotë për të çelur negociatat.

“Shqipëria do të ketë mbështetjen time të plotë për të çelur negociatat. Mendoj se kam qenë e qartë kur kam thënë se duhet të çelen negociatat me vendin tuaj. Mendoj se Shqipëria ka punuar për të konsoliduar punën në fushat që i është kërkuar.

I ka  mbetur Komisionit dhe shteteve anëtare që të japin përgjigjen. Shpresoj mos të ketë përgjigje negative. S’është e thjeshtë, por nuk është e pamundur të arrihet si rezultat”, tna Mogherini.