Zgjedhjet e OMONIA-s:Dështon Dule, ambasadori grek vendos fatin

498
Sigal

SARANDË: Balotazhi i përkuar edhe me 24 vjetorin e krijimit të “OMONIA” ka sjellë një përçarje tallëse me pjesëmarrësit dhe faktorët politikanë, jo vetëm brenda minoritetit, por edhe në analet e PS-së, ku sekretari i deputetit Vangjel Koka e ka pasur shqetësim të madh zgjedhjen e kreut të ri të OMONIA. Konferenca ka filluar pas 40 minutash me vonesë, për shkak se interesat personale të pretendentëve janë gërshetuar edhe me influencat që ka secili në planin personal me përfaqësuesit diplomatikë të Athinës në Shqipëri. Por më herët, në ceremoninë e Ujit të Bekuar, sekretari “sekret” ka vizituar për herë të parë Kishën e Shën –Harallabit me Harallabin e Qarkut të Vlorës. Gazeta “Telegraf” ka publikuar në numrat e saj të dhjetorit përplasjet dhe ndodhitë në këtë organizatë. Dhe dje, balotazhi ka filluar me fjalimin e Bollanos, i larguar dhe hakmarrës ndaj Dules, por ajo që ndodhi në seancën e parë, ku u përplasën misionet diplomatike të Athinës në Shqipëri, dje ka ardhur më e moderuar. Nuk është lejuar konsulli i Gjirokastrës për të folur nga shefi i tij, por me butësi ambasadori Rokanas ka folur si lektor universiteti dhe ka realizuar ekstremizmin e Kotrokoit. Janë befasuar minoritarët e Sarandës dhe Delvinës për mospjesëmarrje në votime, ndërkohë që minoritarë kanë ardhur të votojnë edhe nga Tropoja e qytete të Shqipërisë. Kjo ka ndikuar shumë që influenca e Vangjel Dules në rezultatin përfundimtar të  zgjedhjeve të jetë humbëse. Votimi është përfshirë nga debate e konfrontime fizike. Dule ka humbur mes dhunës dhe kërcënimeve të mbështetësve të tij dhe fituesit janë ata që kishin ndikimin personal te përfaqësuesit diplomatik grek të akredituar në Shqipëri, ndërkohë që Athina zyrtare është e përfshirë në amullinë politike, për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, ku nuk dihet se cilët do të jenë fituesit e saj. Konservatorët, që deri tani kishin ndikim të drejtpërdrejtë në të gjitha organizatat dhe partitë e minoritetit grek në Shqipëri dhe kjo me influencën  dhe rolin e drejtpërdrejtë që luajnë diplomatët grekë të akredituar në Shqipëri, apo radikalët e majtë, që ende nuk kanë as ndikim por as politikë të qartë për minoritetin grek.
Agron MEMA