PD: Veliaj, bashkautor i varfërisë, papunësisë dhe eksodit të shqiptarëve

44
TIRANE – Parita Demokratike ka nisur fushatën e akuzave ndaj Erion Veliajt, i cili pak ditë më parë është shpallur kandidat i koalicionit te majte për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Gerti Bogdani, deputet i Partisë Demokratike në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së, është shprehur se Veliaj nuk ka bërë asgjë gjatë viteve të mandatit të tij në krye të ministrisë, në këtë mënyrë ai nuk do të bëjë asgjë për Tiranën nëse zgjidhet për të drejtuar Bashkinë.
Më tej, duke folur për eksodin e shumë shqiptarëve kohët e fundit ai u shpreh së Veliaj në bashkëpunin me Kryeministrin Edi Rama janë fajtorë për situatën e rëndë ekonomike në të cilën ndodhet vendi dhe se është pikërisht situata e vështirë ekonomike që i ka detyruar shqiptarët të largohen masivisht nga vendi.
Sipas tij, Veliaj si ministër i kësaj qeverie është përgjegjës për çdo rritje të çdo takse në kurriz të qytetarëve. “Ai nuk ka qenë në shërbim të ministrisë por ka punuar vetëm për pasurimin e tij”, shprehet Bogdani. 
Ja deklarata e plotë për shtyp e Partisë Demokratike
Erion Veliaj ka lënë një gjurmë të rëndë në rritjen e varfërisë në vend, në rritjen e papunësisë, në rrënimin e mijëra familjeve në vend.
Ai është bashkautor me Edi Ramën, në këtë realitet të pashpresë për mijëra familje që kanë marrë rrugët e kurbetit nga pamundësia për të jetuar në kushte esktremisht të vështira, ku vetëm në muajin Mars ka mbi 3000 azilkërkues sipas autoriteteve gjermane.
Sot ai duhet të pranonte përgjegjësinë e tij për skemën shkatërrimtare ekonomike e sociale të aplikuar në vendin tonë prej dy vitesh.
Skemë e cila ka lenë mbi 20,000 familje realisht në nevojë jashtë ndihmës sociale.
Skemë e cila ndryshe nga premtimi i 300,000 vendeve të punës e ka rritur papunesinë nga 13.4% që ishte në 18% sot, sipas INSTAT, nga keto mbi 34% të rinj.
Skemë që ka ulur pensionet në tërësi dhe ka vështirësuar pensionet për gratë në veçanti, duke u rritur atyre moshën e pensionit dhe duke hequr vitet e arsimit nga skema.
Skemë që ka ulur përfitimet e lejës së lindjes për nënat 17% deri në masën 35%.
Si minister i kësaj qeverie, ai është mbështetës i çdo mase të kësaj qeverie që ka vështirësuar jetën e qytetarëve, me rritjen e taksave, me rritjen e çmimit të energjisë, me prishjen e pronave të ndertuar me djersën e shqiptarëve të ndershëm. Ai nuk ka kundërshtuar asnjë herë të vetme asnjë vendim të kesaj qeverie që në këto dy vite i ka përkeqësuar kushtet e jetesës qytetarëve shqiptarë.
Ka qënë vetë personalisht i përfolur për përfshirje në disa afera korrupsioni, duke mos qënë kështu në krye të ministrisë të mirëqenies sociale në shërbim të qytetarit, por në shërbim të mirëqënies personale.