PD: Rama nuk jep asnjë shpresë, për të luftuar krimin dhe korrupsionin

469
Sigal

Qëndrimet
e Kryeministrit janë mesazh i qartë, inkurajues për kriminelët, që të vazhdojnë
të patrazuar, pasi shteti nuk e ka prioritet luftën kundër tyre. 
Zgjidhja e çdo problemi fillon me njohjen dhe pranimin e
problemit, fshehja dhe manipulimi i realitetit vetëm e përkeqëson atë.
Prej
muajsh kreu i qeverisë po zbaton një fushatë të gjerë për të fshehur realitetin
e rrezikshëm të krimit të organizuar, prodhimit dhe trafikimit të drogës dhe të
kapjes së shtetit nga krimi.
Akoma më keq, Rama po përpiqet me çdo mjet dhe shërbëtor të
tij të fshehë faktin se lufta kundër korrupsionit, krimit e drogës dhe
zgjedhjet e lira janë kushte kyçe që Bashkimi Evropian i ka vendosur Shqipërisë
për hapjen e negociatave.
Nga manipulimi i realitetit përfitojnë vetëm kriminelët,
trafikantët, të korruptuarit dhe Edi Rama. Qëndrimet e Kryeministrit janë
mesazh i qartë, inkurajues për kriminelët, që të vazhdojnë të patrazuar, pasi
shteti nuk e ka prioritet luftën kundër tyre. Të vazhdojnë të qetë, se Edi Rama
nuk do thotë kurrë një fjalë të keqe për ta. Mosveprimet e Edi Ramës po mbajnë
në pushtet kriminelët. Edi Rama po i mban kriminelët në politikë.
Me Edi
Ramën, Shqipëria është pronë e kriminelëve dhe jo e njerëzve të thjeshtë. Me
Edi Ramën dyert e Bashkimit Evropian do të mbeten të mbyllura për Shqipërinë.

Kryeparlamentari Ilir Meta, priti Alan Bersin, Ndihmës
Sekretar për Çështjet Ndërkombëtare të DASH