PD, Paloka: Në kërkim për vdekjen e Arditit, kryetari i Ramës në Peqin merr pjesë në inagurimet e qeverisë

415
Sigal

Gazeta Telegraf/


Deklaratë e nënkryetarit
të PD, Edi Paloka

 

Në këtë video e në këto
foto, ju mund të shihni kryetarin socialist të Edi Ramës në Peqin, Edurim
Teqja, duke marrë pjesë në një fillim punimesh, në datën 24 shtator, një muaj e
gjysëm pasi është shpallur në kërkim për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin
e Sharrës.

Kryetari i Ramës në
Peqin, partneri i Erjon Veliajt në biznes, i kërkuar nga drejtësia si
përgjegjës për vdekjen e një 17 vjecari të pafajshëm, shfaqet mes deputetëve,
Evis Kushi, Aqif Rakipi dhe Anastas Angjeli.

Del dhe në televizor ky
i kërkuar nga drejtësia, në një kronikë lajmesh në media lokale.

Po pse njeriu i Edi
Ramës, partneri i Erjon Veliajt është mbi ligjin?

Pse e sfidon ai hapur
urdhërin e kërkimit?

Pse nuk është në burg
duke u hetuar për krimin e Sharrës, por shëtit i lirë dhe merr pjesë në
inagurime, del në ekran, dhe tallet me cdo shqiptar që kërkon drejtësi për
Arditin, që kërkon barazi para ligjit?

Përgjigja është e
thjeshtë.

Sepse ka mbrojtjen e Edi
Ramës.

Eshtë Edi Rama që e
ndalon ligjin të funksionojë për njeriun e tij, për kryetarin e tij në Peqin.

Eshte Edi Rama që e
ndalon ligjin të funksionojë për partnerin në biznes të Erjon Veliajt.

Eshtë Edi Rama që ka
ndërtuar këtë shtet kriminal që nuk është në krah të 17 vjecarit të pafajshëm,
që nuk është në krah të qytetarëve, por është në krah të shfrytëzuesve të të
miturve, në krah të banditëve, në krah të oligarkëve të korruptuar, në krah të
trafikantëve e vrasësve.

Këtë shtet me të cilin
mburret Edi Rama, që është në fakt sundim i krimit, shqiptarët e kanë mbi krye.

Eshtë në dorën e
shqiptarëve ta lejojnë këtë padrejtësi mbytëse, apo ta ndalin.

Koha nuk pret më. Pika e
vlimit po afron.