PD, ofertë LSI-së:  50% të bashkive dhe Tiranën

107

21 Qershori / Marveshja PS-LSI do të  zyrtarizohet vetëm pasi të shqyrtohet kërkesa e PD-së për koalicionin me  Metën

Zgjedhjet  lokale  të  21 Qershorit  kanë bërë që  partitë politike dhe elektorati i tyre  të mbërthehet nga  ankthi, pasiguri, konfliktualiteti dhe lufta e bërrylave, megjithëse duhen ende edhe tre muaj e 22 ditë nga e diela e datës 21 qershor, për kandidaturat që do përfaqësojnë partitë politike. Përplasja do të jetë e ashpër  dhe kjo duket  nga deklaratat mes deputetëve dhe krerëve të partive   ditëve të fundit. Ndarja e re administrative me 61 njësi ka bërë që brenda tyre të përthithen jo pak, por rreth 380 njësi vendore ( komuna dhe bashki), të cilat do ta rrisin peshën dhe autoritetin e personit, i cili do të ulet në karriken e kreut të njësisë vendore.  Nga ana tjetër, këta kryetarë do të ngjajnë pak a shumë me bejlerët dhe latifondistët e dikurshëm dhe do të vendosin veton edhe në zgjedhjet e ardhshme të Kuvendit shqiptar. Kjo është një arësye më shumë, që deputetët aktualë po përpiqen të vendosin të besuarin e tyre, me qëllimin që në zgjedhjet e 2017-ës, të jenë në startin  e avancuar për rikandidim. Por deri në caktimin e kandidatëve përfundimtarë, që do përfaqësojnë forcat politike më 21 qershorë ka ende shumë dallgë dhe furtuna, të cilat në ditët në vazhdim do të bëhen edhe më të fuqishme dhe brenda tyre do të ketë pakënaqësi, debate rigrupime dhe kandidime të të pavarurve.  Fillimisht, partitë dhe grupimet do të do të kërkojnë që të përcaktojnë se cilat nga 12 bashkitë aktuale, qëndra të mëdha administrative do të marrin secila parti. Pas kësaj, do të përcaktohen edhe njësitë e tjera, që do marrin partitë kryesore dhe aleatët e sajë  dhe vetëm pasi të përfundojë ky përcaktim, partitë dhe grupimet do të nisin sulmin dhe beton brenda vetë partive përfaqsuese.  Pra, do të kemi dy lloj përzgjedhjesh, njëra brenda koalicionit dhe tjetra brenda vetë partisë.  Dhe vetëm kur të jenë kapërcyer këto dy faza,  kandidatët respektivë, të secilës parti,  do t’i drejtohen qytetarve për t’u kërkuar votën, për  t’i përfaqësuar si  të parin e krahinës, pasi  qyteti dhe fshati janë bërë një.  Kjo është arsyeja, që liderët kryesorë të së majtës dhe së djathtës  kanë filluar negociatat, të cilat duken tejet të tensionuara, pavarësisht fshehjes që po i bëhet kësaj situate.  Partia Lëvizja Socialiste për Integrimë duket se do jetë surpriza dhe faktori kryesor, që do të përcaktojë fitoren e zgjedhjeve të 21 Qershorit. Vetë sistemi zgjedhor është i tillë, që partitë, që kanë edhe 1votë më shumë, fitojnë automatikisht kreun njësisë administrative. Kjo është mëse evidente, kur mendojmë se në zgjedhjet e kaluara në Tiranë, fati i kreut të Bashkisë së Tiranës u përcaktua me 10 vota. Kryetari i LSI-së Ilir Meta është kontaktuar këto ditë nga Edi Rama, i cili më shumë se kushdo, e di çdo thotë zgjedhje lokale. Për të ato janë një kanal i madh, që pa e kuptuar, nëse nuk di të manovrosh, mbetesh brenda tij. Nga ana tjetër, socialistët  do tentojnë të ushtrojnë presion mbi LSI-në,  jo vetëm në lidhje me numrin e njësive vendore,  por edhe  qëndrat, që kanë një rëndësi  të veçantë dhe që mund të trajtohen si bastione të sigurta. Ndaj presioni i Ramës do jetë i madh, pavarësisht se ky i fundit e di shumë mirë se njeriu që e largoi nga Bashkia e Tiranës ishte pikërisht Ilir Meta dhe po Ilir Meta ishte njeriu që e solli në krye të qeverisë.  Pikërisht, duke parë këtë situatë të tensionuar, Partia Demokratike sipas burimeve konfidenciale të Telegraf,  ka nisur tentativat për të krijuar një urë bashkëpunimi mes  PD-se dhe LSI, duke krijuar një grupim të ri , për të rikujtuar koalicionin e 2011-ës, i cili solli të djathtën në pushtet. Nëse do t’i rikthehemi  tre zgjedhjeve të fundit, do  të vëmë re se: Në  zgjedhjet lokale të  2007-s, Partia Socialiste do të përballej me Partinë Demokratike,  e cila kishte fituar zgjedhjet e 2005-ës, falë daljes në skenë të LSI-së, të Ilir Metës,  të cilin Fatos Nano e përzuri me dhunë dhe kulisa nga Partia Socialiste. Por LSI-ja ishte një kockë e fortë, që i mbeti në fytë  Fatos Nanos, sepse bashkë me Metën, LSI-së iu bashkuan edhe  100 mijë mbështetës dhe të pakënaqur nga politika e socialistëve. Edi Rama, megjithëse kishte edhe ai gjynahet e veta në largimin e Metës nga PS-ja, e kuptojë se pa Ilir Metën,  zgjedhjet ishin të humbura . Dhe nëse Rama do të kishte humbur Bashkinë më 2007, as më shumë dhe as më pak, për të do të ishte edhe fundi i politikës . Ndaj, ai i premtoi gjithçka Metës, vetëm që ky i fundit ta mbështeste për rizgjedhjen në krye të Bashkisë. Rezualtati nuk mungoi, por ishte tejet spektakular. LSI-PS, fitojnë me 20 mijë vota diferencë. Ky numër  tregojë se LSI-ja në Tiranë ishte fuqizuar me shpejtësi dhe njerëzit kishin krijuar besimin, se vetëm me Ilir Metën,  vota jote merr vlerë. Kjo gjë u pa në zgjedhjet e 2011-ës,  ku diferenca prej 20 mijë votash në koalicionin LSI-PS, kaloi në anën tjetër, duke çuar drejtë humbjes PS-në . Sigurisht, nuk ka shumë rëndësi, nëse janë + 10, apo -10 e rëndsishme është se balanca ndryshojë dhe kalojë pikërisht në krahun,  i cili ka në gjirin e vetë LSI-në. Zgjedhjet e përgjithshmë të 2013 –ës, ku LSI-ja dhe PS-ja krijuan “Rilindjen”,  bëri që diferenca të arrij rezultatin më të lartë, madje  edhe se ajo e 1997-ës. Pikërisht, duke parë të gjitha këto rrethana,  e djathta shqiptare ka nisur bashkëbisedimet për një bashkëpunim të ri më LSI-në, kjo edhe për faktin se sondazhet e fundit e nxjerin LSI-në me rreth 300 mijë vota. Burimet, që nuk duan të bëhen publike dhe që janë negociatorë të brendshëm, por edhe miq të përbashkët ndërkombëtarë të  Metës dhe Bashës,  i kanë ofruar LSI-së 50% të njësive administrative. Madje, brenda këtij 50% , LSI-së do i lihet edhe Bashkia e Tiranës, e cila, duke parë edhe situatën e rëndë ekonomike, prishjet, burgimet, rendin e nëpërkëmbur, emërimet nepotike, spitalet e masakruara,  etj, mund të fitohet me shumë lehtësi dhe me një diferencë të konsiderueshme. Nëse kemi parasysh faktin, që LSI dhe PD në zgjedhjet  lokale të  2011-ës kandiduan së bashku, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të 2013, LSI-ja u fut në koalicion me PS-në, atëherë nuk është çudi që në zgjedhjet e 21 Qershorit, LSI dhe PD të përsërisin të njëjtin koalicion, në  nivel lokal. Sigurisht, që këto janë të gjitha në kuadrin e diskutimeve dhe ofertave, me interes të përbashkët për partitë dhe se i takon Edi Ramës, që të vendosë, nëse do futet në zgjedhje me LSI-në, apo kjo e fundit do të kandidojë  bashkë me PD-në, për të vazhduar koalicionin e 2009-ës.