PD, Alibeaj: Kur qeveris me krimin, i jep krahë grabitjeve me maska

486
Sigal

Enkelejd Alibeaj për 3
grabitjet me armë të ndodhura sot

 

3
grabitje me armë e me maska brenda 4 orëve, është mënyra më e keqe për të nisur
një javë në Shqipëri. Ngjarje të rënda, që tregojnë se cdo ditë e më shumë
krimi fiton terren, dhe rendi bie. Në mes të ditës, në Tiranë, Korcë dhe Fier,
maskat ia kanë dalë të godasin, të marrin paratë e të zhduken në drejtim të
paditur. Këto kanë qënë kohë të favorshme për krimin. Krimi sjell krim, dhe kur
qeveris me krimin, kur jep garanci e letra rekomandimi për bandat, atëherë i
jep krahë grabitësve, trafikantëve, maskave.