Pas takimit me Metën: Jo burgosjes së biznesit, të përfshihet dekomunistizimi

470
PDIU nuk do të votojë ndryshimet në Kodin penal që kanë të bëjnë me burgosjen e biznesit.
E deklaroi kryetari i kësaj partie në një prononcim për median pas takimit që zhvilloi me kryetarin e LSI-së, njëkohësisht kryetar I parlamentit Ilir Meta.
Idrizi gjithashtu tha se PDIU do kërkojë që paketës së dekriminalizimit ti shtohet dhe dekomunistizimi
“Jemi kundra burgosjes së biznesit është një akt i pa precedent. Ndryshimet në Kodin Penal që kanë të bëjnë me burgosjen e biznesit nuk do të votohen nga PDIU. Do kërkojmë që pjesë e paketës së dekriminalizimit t’i bashkohet dekomunistizi“ tha Idrizi
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një takim me kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi. Takimi pasoi atë të Metës me kryesocialistin, kryeministrin e vendit Edi Rama.
Takimi po zhvillohet në ambientet e hotel Rogner”
Takimi i kryeministrit me kryeparlamentarin ku ishin të pranishëm dhe disa minuta zgjati gati 2 orë, ndërkohë që ministri Arben Ahmetaj në një prononcim për median deklaroi se ishte folur për një rakordim të politikave ekonomike dhe buxhetore dhe se mes të dy palëve ka pasur qëndrim unik.
Pritet që në orët në vazhdim të mësohet më shumë.
Sigal