Pas darkës me Ramën në kryeministri, Rudina Hajdari zyrtarizon partinë e re

936
Sigal

Investimi i jashtzakonshem  i Rilindjes se Rames për Rudina Hajdarin dhe grupin që ende është në hije dhe qëndron në prpaskenë për tu bërë publik sapo të marin urdherin nga dyshja Rana -Rucci.  Pas Rudinës ,fshihet Patozi , Bode, Topalli, Bregu, Rruli dhe  jë grup ish-spiunësh dhe bashkpuntorësh të Sigurimit të Shtetit ,një pjesë e tyre janë nga “bretkocat” e “Opozites se re”. Nga njëra anë pagesat e shtrenta dhe larja e borxheve të bixhozccinjëve dhe nga ana tjetër dosjet e ish-sigurimit, disa  kopie të  të  cilave u morën me mikrofilëm pas një pune natë e ditë nga ustallarët e ministrisë së Brendshme që drejtohej nga vetë Gramoz Rucci në 1991-1992. Dështimi i Ramës për të marë fillimisht PD me grupin Patozi, Topalli, ,Bode nuk ia shuajti ëndrrën kryetarit aktual te PS që me të njëjtën mënyrë që bleu Socialistët të kapi edhe PD-ne.  Dje në mbrëmje Rudina , Patozi dhe Murrizi kanë qënë të ftuar në darkën e shtruar nga Rama në kryeministri . Me sa duket i është dhënë dora e fundit krijimit të partisë së Rudinës që do të shënojë edhe fundin dhe turpin e atyre që e gatuan, e atyre që pranuan të përdoren   si meny  për tavolinën e darkes së turpit ne kryeministri.

Ja lajmi sipas Tv.Vizion plus

Pasi paralajmëroi se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Rudina Hajdari, vajza e liderit të dhjetorit Azem Hajdari ka vendosur të krijojë një parti të re politike.

Emri i partisë do të jetë “Bindja Demokratike’ dhe pjesë e saj janë bërë që tani disa prej figurave që kanë qenë pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike.

Mësohet se pjesë e saj do të jetë ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi, i cili publikisht ka shprehur mbështetjen për aksionin politik të Rudina Hajdarit, ndërkohë që mbetet për tu parë nëse figura të tjera të së djathtës do ti bashkohen kësaj lëvizje politike.

Nismëtarët janë drejt përfundimit të procesit tëmbledhjes se 3 mijë firmave që nevojiten për të regjistruar një forcë politike e javën e ardhshme partia me e re e spektrit te djathte do depozitoje kerkesen ne gjykate.

Mbetet ende e paqarte se si do te garoje ne zgjedhje partia “bindja demokratike” pasi afati per regjistrimin e partive ne zgjedhjeve skadon te marten, por kodi krijon mundësi edhe për garë me kandidatë të pavarur regjistrimi i të cilëve ka afat deri në 13 maj.

Kjo nuk është hera e parë që Partia Demokratike çahet e prej saj krijohen parti të reja siç është rasti i partisë se drejtuar nga Genc Pollo, Partia Demokratike e Reformuar apo edhe rasti i Bamir Topit me Frymën e Re Demokratike, por kjo është hera e parë që një ndarje e tillë ndodh gjatë drejtimit të PD-së nga Lulzim Basha.