Paralajmërimi i Bashës: Jemi në një javë vendimtare

454
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka paralajmëruar sot se protesta e opozitës ka hyrë në një javë vendimtare të zhvillimeve politike dhe orët në vijim do ta tregojnë atë.

“Ndodhemi në një javë vendimtare të zhvillimeve, – tha Basha në çadrën e protestës. – Republika e vjetër, “komploti”, shpreson që nëpërmjet një dialogu fasadë të zhvillojnë zgjedhje fasadë në emër të pazareve në interes të kupolës, pra, që PD dhe opozita të marrë karriget e sajdie llokmat e saj në kupolën kriminale të republikës së vjetër. Kjo është shpresa dhe orët në vijim do ta tregojnë këtë.

Kjo jo vetëm nga kryeministri dhe çeta e tij, por edhe nga oligarkët dhe kriminelët që duan të vazhdojnë të mbjellin Shqipërinë me drogë dhe nga pronarët e medieve të korruptuara, që janë pjesë e çetës së korruptuar dhe një grusht avokatësh ndërkombëtarë të kësaj qeverie që paguhen me parë e korrupsionit dhe të narkomania shqiptare.

Kjo është impresionuse, se politikanë me pushtet, oligarkë me miliarda, kriminelë me kobure janë bashkë, por jam më i vendosur se kurrë se e di që në këtë përballje nuk përfaqësoj as hallin tim, as interesat ngushta të një partie, por ato të të gjithë shqiptarëve të ndershëm.

Nëse do të ketë dialog politik, që kemi kërkuar që ditën e parë nuk do kthehet në një Pazar të pistë të disa politikabnë të opozitës dhe mazhorancës që të vazhdojë kooptoi politik, që të vazhdojë republika e vjetër, vjedhja, mashtrimi, por dialogu politik që përmes standartatit evropian për zgjedhje të lira dhe ndershme që do t’i japë fund rruge të vjetra, mënyrave të vjetra dhe gjithçkaje që mban peng interesat, shpresat dhe zhvillimin e shqiptarëve.

Kryetari i PD-së kishte sot në çadër, përfaqësuesit e biznesit të vogël dhe të mesëm, të cilëve iu foli veçanërisht për problemet e tyre.

“Sot kemi të pranishëm përsëri përfaqësues të sipërmarrjes shqiptare dhe veçanërisht të asaj që e kemi quajtur biznesi i vogël ose i mesëm, – tha ai. – Dua ta theksoj edhe njëherë diçka që ju e dini fare se gjendja e sipërmarrjes është e lidhur direkt me gjendjen e qytetarëve shqiptarëve. Sa më mirë sipërmarrja, aq më mirë ekonomia, aq më mirë paguhen të punësuarit. Sa më e keqe klima e biznesit, aq më e keqe ekonomia.

Ky është realiteti që ju e njihni fare mirë. Përfaqësuesit e biznesit dhe sipërmarrjes folën këtu dhe ata përfaqësojnë realitetin e qindra mijëra sipërmarrësve anembanë Shqipërisë.

Ekonomia shqiptare është shkatërruar nga një qeveri e lidhur me krimin. Kjo është rezultat i një komploti të madh kundër qytetarëve shqiptarëve. Republika e vjetër është komploti më i madh në 100 vitet e fundit, republika e kukullave që luan kukuaka nga mëngjesi deri ën darkë që të vjedhë pasuritë e shqiptarëve nga mëngjesi në darkë.

Kupola e republikës së vjetër nuk do të ndalet para asgjëjë për t’iu vjedhur ju dhe trajtuar shqiptarët si një tufë delesh që iu merret mjaftueshëm pastaj qumështi, leshi dhe mishi.

Ata kanë një mision që të mbajnë me çdo kush pushtetin që të mbajnë Shqipërinë.

E vetmja forcë, e vetmja mundësi për t’u përballur me këtë gjendje aktuale, me këtë komplot ekonomik, politik ndaj gjithsecilit prej shqiptarëve, e vetmja për t’u përballur që mund ta përmbysë jeni ju, është bashkimi i qytetarëve shqiptarëve.

Ja pse bashkimi popullor i 18 shkurtit dhe protesa non stop në këtë çadër të lirisë është tmerri dhe makthi i Edi Ramës dhe republikës së vjetër. Sepse për herë të parë në këto 4 vite shfaqja me kukulla ka përfunduar dhe populli është bashkuar për të marrë në dorë fatet e tij. Për herë të parë interesat e republikës së vjetër kërcënohen!
Sigal