Petrit Vasili : Spitali i Fierit nga 421 shtretër do të katandiset në 150. E kotë të flasim për Universitet Mjekësie

162
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ditën e djeshme është shprehur se qeveria mashtroi me spitalin e Fierit, i cili sipas tij nga 421 shtretër, do të katandiset në 150. Vasili ka cituar, ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun me një deklaratë të bërë ditën e djeshme dhe risolli në vëmendjë dhe deklaratën të disa viteve më përpara nga kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi për ndërtimin e spitalit të Fierit. Vasili gjithashtu ka ironizuar dhe deklaratën e kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili tha se ky spital do i shërbejë gjithë jugut.

Deklarata e plotë e Vasilit :

Spitali i Fierit, thjesht mashtrim ordiner, nga 421 shtreter katandiset ne 150!

Manastirliu tha:  “Me financimin e Republikës së Turqisë mike puna ka filluar për ndërtimin e një spitali me kapacitet 150 shtretër në Fier”. Aktualisht Spitali Rajonal i Fierit ka një kapacitet prej 421 shtreter. Kryetari i Bashkise se Fierit, Subashi deklaronte vite më parë se në Fier, do të ndërtohëj një nga spitalet më të mëdhenj të Ballkanit së bashku edhe me një Universitet Mjekësor. Për projektin e spitalit të ri në Fier studio atelier 4 përgatiti projektin, që u financua disa qindra mijëra euro nga Ministria e Shëndetësisë. Ky projekt parashikonte një kapacitet prej 400 shtretërish dhe një financim rreth 50 milion euro dhe punimet do të fillonin që në 2017 sipas Kryetarit të Bashkisë.

Edi Rama deklaron se : “Do të realizojë objektivin që kemi në Fier, një spital që i shërben të gjithë zonës së jugut. Në vend që të ikin në Turqi ata që e kanë fiksim të ikin në Turqi të vinë këtu dhe të kenë të njëjtin shërbim si në mes të Stambollit”. Një Spital me 150 shtretër qe i shërbenkërka gjithë jugut, kete budallallëk vetëm një si Edi Rama mund ta thotë. U mbars mali dhe polli një mi. Nga 421 shtretër qe ka spitali i Fierit katandiset me vetëm 150 shtretër. Sa për Universitet Mjekësie kot të flasim së është thjesht një gënjeshtër idiote si çdo gënjeshtër rilindase.