Pandeli Majko bën deklaratën e fortë: I kemi blerë deputetët e rinj

535
Sigal

Ministri për Shtetin dhe Diasporën, Pandeli Majko, gjatë një interviste , siç përmend 360grade.al, tha se situata politike është e paprecedent dhe Partia Socialiste duhet që ta shohë me përgjegjësi situatën politike që është krijuar. “Jemi në atë momentin kur çifti ndahet dhe njëri nga prej tyre thotë se do t’i vej flakën gjysmës së shtëpisë. Nëse do të negociojmë, nuk do të negociojmë me deputetët e rinj, por me liderët e partive. Ata nuk janë opozitë, se ne i kemi blerë”- tha Majko. Togfjalëshi “i kemi blerë”, ndonëse i thënë si me humor, por mbarte një të vërtetë të madhe. Flitet se këto ditë që të marrin mandatin e deputetit, PS-ja me anë njerëzve të biznesit, paguan deri në 300 mijë euro në dorë. Ndaj ministri Majko e theksoi fort togfjalëshin duke lenë të kuptohet, me anë të ironisë së tij, se mazhoranca nuk mund të negociojë me deputetët e futur si “deputetë tradhtarë”, sepse nuk kanë mandat politik.