Paloka: Rama ndalon ligjin, që të mbrojë kriminelët nga drejtësia

487
Sigal

Gazeta Telegraf/

Në një deklaratë për mediat, Edi Paloka tregoi me një video, tre
deputetë të koalicionit qeveritar në Elbasan, në një inspektim në fund të
shtatorit dhe mes tyre Paloka identifikoi edhe kryetarin socialist të Peqinit,
Edurim Teqja.

 

Ai është shpallur në
kërkim në fillim të gushtit, si administrator i firmës menaxhuese të landfillit
të Sharrës, ku gjeti vdekjen 17-vjeçari Ardit Gjoklaj. Sipas opozitës, ky është
një rast sesi Edi Rama ka ndërtuar një shtet me dy standarde.

 

“Është Edi Rama që e
ndalon ligjin të funksionojë për njeriun e tij, për kryetarin e tij në Peqin.
Është Edi Rama që e ndalon ligjin të funksionojë për partnerin në biznes të
Erjon Veliajt. Është Edi Rama që ka ndërtuar këtë shtet kriminal që nuk është
në krah të 17-vjeçarit të pafajshëm, që nuk është në krah të qytetarëve, por
është në krah të shfrytëzuesve të të miturve, në krah të banditëve, në krah të
oligarkëve të korruptuar, në krah të trafikantëve e vrasësve”, tha Paloka.

 

Edi Paloka nuk përmendi
protestat, por la të kuptohet se ato po afrojnë.

 

“Është në dorën e
shqiptarëve ta lejojnë këtë padrejtësi mbytëse, apo ta ndalin. Koha nuk pret më.
Pika e vlimit po afron”, shtoi ai