Pakti i 18 majit dhe vendimet e pushimeve nga puna nga ministrat teknikë

469
Takimi mes Ramës dhe grupit të negociatorëve në 17 maj dhe firmosja e marrëveshjes në 18 maj, prodhoi konflikte jo të pakta gjatë fushatës elektorale. Nisi si një takim ku Partia Demokratike, do të kërkonte nga kryeministri Edi Rama, përmbushjen e një sërë kushtesh, të vendosura në tre muaj qëndrimi në çadër. Por pas mesnate, në një takim kokë më kokë, gjithçka ndryshoi. Edi Rama pranoi të fuste në qeveri, Lulzim Bashën për një muaj, duke i dhënë gjashtë ministra teknikë. Madje i dha edhe disa drejtori, të cilësuar si kryesoret në vend. Menjëherë pas marrjes së detyrës, ministrat teknik nisën detyrën. Ata ishin urdhëruar të ruanin administratën në çdo lëvizje të tyre. Nuk duhej lejuar me asnjë kusht që punonjësit e administratës të bëheshin pjesë e fushatës. Pra në një farë mënyre, drejtorët dhe ministrat teknik u kthyen në roje të administratës. Më së shumti ata patën mundësinë të firmosnin edhe disa shkarkime nga detyra. Por kryeministri Rama kishte paralajmëruar se ministrat dhe drejtorët teknikë do të qëndronin në detyrë deri pas zgjedhjeve. Tashmë që timonin e drejton vet, kryeministri Rama, ka nisur shkarkimin e të emëruarve në qeverinë e tij vetëm për fushatë elektorale.
Sigal