Pa 140 deputetë, kuvendi është ilegjitim

643
Sigal

Flet ish-kreu i KQZ-së Prof. Dr. Kristaq Kume: Ja pse mandatet e deputetëve të rinj do të ishin të pavlefshëm, po të kishim Gjykatën Kushtetuese dhe shkelja e Kodit Zgjedhor nga KQZ.

Ish-deputeti Marko Bello: Këshilli i imuniteteve dhe mandateve në Kuvend merr atributet e gjykatës

Ish-kreu i KQZ-së, Prof. Dr. Kristaq Kume: Po të ishte Gjykata Kushtetuese, mandatet e deputetëve të rinj do të ishin të pavlefshëm

 Pa 140 deputetë, Kuvendi është ilegjitim

Jakup B. GJOÇA

Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume në një prononcim për gazetën “Telegraf” pohon se ky parlament është ilegjitim, sepse nuk ka 140 deputetë.

Prof. Dr. Kume: Data e zgjedhjeve ndryshon, vetëm me marrëveshje midis partive politike

Nëse do e lexojmë ligjin në çdo pikë të tij afati nuk ekziston, ka afate të pa konsumuar nga sugjerimet që mund të bëjnë partitë e opozitës. Po për mua nuk është ky problem sepse edhe vetë praktikat kanë treguar që afatet proceduriale nuk janë problem. Në qoftë se biem dakord që opozita parlamentare të marrë pjesë në zgjedhje, nuk ka pse të shikojmë pamundësi të realizimit të një vendimmarrje të tillë, sepse janë dispozitat përkatëse të kodit zgjedhor për të shtyrë zgjedhjet. Presidentit nuk mund të marrë iniciativën për të ndryshuar datën e zgjedhjeve, por si rregull presidenti konsultohet me partitë politike për të ridekretuar datën e zgjedhjeve nuk ka të shprehur Kushtetuta se si mund të procedojë Presidenti. Data e zgjedhjeve ndryshon vetëm nëse vendosin partitë.

Prof. Dr. Kume: Kuvendi ka shkelur ligjin për procedurën e deputetëve të rinj

Në vlerësimin tim po sepse Kuvendi nuk e ka zbatuar kërkesën e procedurës përkatëse. Gjykata Kushtetuese e kthen Kuvendin aty ku ka qenë. Unë mendoj se quhet ilegjitim Kuvendi pa 140 deputet.

Mandatet lokale, nëse zgjedhjet vendore shtyhen

Ky është një problem që do të jetë pjesë e marrëveshjes. Por në Kodin Zgjedhor është përcaktuar shumë mirë kjo gjë. Por në gjykimin tim ajo që do të bjerë dakord në marrëveshje të shkruhet në Kodin Zgjedhor si një dispozitë kalimtare. Ne jemi shumë larg shtetit të së drejtës.

Prof. Dr. Kume: Ja pse KQZ ka shkelur Kodin Zgjedhor për regjistrimin e BD-së

Nuk ka punë KQZ me firmat mbështetëse, për këto interesohet gjykata. KQZ në kërkesat që i bën subjektit, një ndër to është që të paraqesë vendimin e trupës gjykuese, dhe në rastin konkret Bindja Demokratike nuk e ka bërë këtë gjë, sepse vendimi i gjykatës futet në fuqi 15 ditë pas regjistrimit të partisë politike si subjekt. KQZ ka marrë vendimin, duke mos e pasur të plotë dokumentacionin. Por perceptimi që me krijon mua e gjithë kjo është në fund të fundit një ndjesi jo pozitive. Në vlerësimin time sjella e këtyre dy institucioneve është parathënie e asaj që administrimi i procesit kështu siç ka nisur nuk thotë që do të kemi një proces në zbatim të ligjit, më shumë se sa vendimi i marrë është në konvergjencë me interesat e partive politike.”

Marko Bello, ish-deputet i PS-së: Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve të Kuvendit merr atributet e Gjykatës për të bllokuar SKAP dhe BKH

Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi edhe Projektligjin për Rregulloren e re të Kuvendit, ku pika kryesore është kushti që prokuroria, kur do të depozitojë kërkesën për heqjen e imunitetit një deputeti, ministri, duhet të paraqesë në Kuvend edhe provat përkatëse. Ky projektligj është kundërshtuar shumë nga opozita, kur ishte në Parlament, prandaj ky projektligj u mbaj në sirtar deri pardje. Tani që mazhoranca ka kartonët në parlament, me deputetët e rinj, kërkon që këtë ligj ta miratojë me ngut. Gazeta “Telegraf” i mori këtë prononcim Marko Bellos, ish-deputet i PS-së dhe ish-ministër:

Marko Bello: Propozimi i mazhorancës, për t’i vendosur kushte prokurorisë në rastet kur kërkon hetimin e një deputeti, i cili thuhet se është miratuar në Komisionin e Çështjeve Ligjore të Kuvendit përbën një hap të madh prapa, krahasuar me konsensusin e arritur disa vite më parë nga forcat politike parlamentare. Duke marre praktikisht atributet e gjykatës, Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve kërkon të justifikojë bllokimin e kërkesave eventuale të organeve të prokurorisë (SPAK dhe Byrosë Hetimit). Ky veprim jo vetëm prek parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve në një shtet demokratik, por kërkon të shpëtojë të gjithë ata që kanë abuzuar me detyrën dhe fondet publike. Çudi se si nuk po reagojnë përfaqësuesit e vendeve partnere dhe ekspertët ndërkombëtare që janë atashuar pranë institucioneve ligjzbatuese shqiptare.