OSBE: Reforma në Drejtësi nuk bëhet me letra në Kuvend

549
Robert Wilton, Zëvendëskryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri ka deklaruar sot gjatë një veprimtarie të zhvilluar me rastin e 20-vjetorit të Shkollës së Magjistraturës, se zbatimi i Reformës në Drejtësi do të thotë që duhet të përmirësohen procedurat, praktikat dhe qëndrimet në çdo sektor të sistemit të drejtësisë.
“Reforma e vërtetë nuk bëhet me letra apo në Parlament; reforma e vërtetë bëhet në çdo sallë gjyqi dhe zyrë juridike në vend”, tha Wilton.
Ai shtoi edhe se, “reforma në drejtësi duhet të jetë e prekshme dhe e besueshme për qytetarët e Shqipërisë. S’ka për të pasur reformë për sa kohë që qytetarët nuk besojnë te drejtësia e sistemit kur hyjnë në sallën e gjyqit”.
Wilton shtoi se OSBE-ja e mbështet reformën e drejtësisë në Shqipëri bashkë me kolegët e organizatave ndërkombëtare që kanë luajtur një rol kaq të rëndësishëm në këtë proces.
“Reforma ka potencialin ta transformojë vërtet këtë shoqëri, duke transformuar kështu edhe mundësitë e saj”, shtoi ai.
Sigal