Paloka: Të rrëzojmë Ramën në Dibër dhe Ramën në gjithë Shqipërinë

463
Partia Demokratike ka hapur sot fushatën elektorale në mbështetje të kandidatit të saj Sherefedin Shehu për postin e kryebashkiakut. Nga sheshi kryesot i Dibrës, Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, iu drejtua qytetarëve të mbledhur me fjalët: “Më 11 shtator, dibranët do të rrëzojnë Ramën në Dibër dhe Ramën në të gjithë Shqipërinë. Me Shehun në Dibër dhe Bashën Kryeministër ne do të punojmë për ta bërë Shqipërinë siç ëndërruam, si gjithë Europa.”
Fjala e nënkryetarit të PD, Edi Paloka
Të dashur qytetare dibranë, motra e vellezër!
Të nderuar miq e aleatë!
Ndjehem i repektuar që si mik më dhatë privilegjin të hap këtë takim madheshtore të kësaj ode gjigande dibrane.
Të kësaj ode ku sot janë mbledhur burrat dhe grate që i japin dinjitet Dibrës dhe gjithë Shqipërisë.
Ata burra dhe gra që na janë bashkluar dhe këto ditë që nga Dibra e madhe deri në Tiranë.
Figura e personalitete të nderuara dibrane që i kanë dhënë emër nder e dinjitet jo vetëm Dibrës por gjithë Shqipërisë këtej e andej kufirit.
Më vjen mirë që një nga këto personalitete të përzgjedhura midis kandidaturave po aq dinjitoze, PD e sjell sot që ju me votën tuaj ta zgjidhni jo vetëm qytetarë të parë të Dibrës por edhe ti ngarkoni barrën që me punë mencuri e ndershmeri ta çojë Dibrën në vendin që i takon ne tribunën e nderit.
E ne jemi të bindur se Sherefedin Shehu përfaqëson këto tipare më të mira të dibranëve, mençurine, punën e ndershme
Kam biseduar këto ditë me mjaft banorë të Dibrës, nga Kalaja e Dodes deri në Maqellare, e kam ndjere një brengë në bisedat e tyre. “ Po kërkojnë të na fyejnë e të na poshtrojne”,-thanë.
Po kërkon ti fyejë Edi Rama në mënçurinë e tyre duke mashtruar përseri e ne dinjitetin e tyre duke shpallur gati publikiht se voten që nuk ia japin do e blej ose do e marre me dhune.
Por përgjigjen po e merr përdite e do e marre me mire me 11 shtatore nga gjith dibranët të majtë e të djathtë.
Dibra nuk shitet e nuk bliket e sa me shume nuk mund të lihet peng i krimit.
Degjova ministrin e gjobave te energjise te deklaronte se nese fiton kandidati i djathte Rama nuk do e ndihmoje. Po pse kur e ka ndihmuar Edi Rama Dibren?!
E pra kryetari i Bbashkise i rilindjes ihte, por nje qindarke nuk i dha Edi Rama për Dibrën. Me paturpësinë që vetëm nje si ai mund te kete erdhi ketu dhe tha: Nuk e kemi lenë pas dore rrugën e Arbrit. Kemi tre vjet që negociojmë me Kinezët. Talljene fakt kane lënë pas dore jo vetëm rrugen e Arbrit por Dibrën dhe gjithë Shqiperinë.
Një mëtër rruge nuk e shtoi ne rrugen e Arbrit. Nje qindarkë nuk dha për Dibrën. Tani para zgjedhjeve po hedh milionat. Por jo për dibren e dibranet por për oligarket me te cilet ndan parate e grabitura. E pate se si hidhej perpjete ketu Sadri Abazi duke bertitur me duar e me kembe Rrofte Edi Rama.votoni Edi Ramen .
Sigurisht për Sadritë, rroftë Edi Rama, sepse mblidhen bashkë dhe paratë që ua grabisin shqiptarëve ditën, i ndajnë bashkë natën. Vetë në një javë kanë përlarë së bashku miliona euro, sadritë dhe Edi Rama. Janë miliona që jua grabisin çdo ditë, me taksa, me gjoba e me çdo mënyrë duke ju prerë ndihmën sociale dhe pensionet të varfërve e të pamundurve e duke i ndarë më pas me tendera e me koncesione me oligarkët e Ramës dhe me këto para që jua grabisin ditën për diell qytetarëve shqiptarë, kërkojnë në errësirën e natës t’ju blejnë votën. Po atyre që i kanë grabitur e çuar drejt mjerimit, drejt luftës për bukën e gojës, ndaj dibranët më 11 Shtator, do rrëzojnë Ramën në Dibër dhe shqiptarët shumë shpejt do të rrëzojnë Ramën në të gjithë Shqipërinë. E pas kësaj me Sherefedin Shehun, kryetar Bashkie dhe me Lulzim Bashën kryeministër do të mbarojmë jo vetëm Rrugën e Arbërit, por do të bëjmë që ëndrra të kthehet në realitet, do të punojmë për ta bërë Shqipërinë ashtu siç e kërkojmë që nga dhjetori ‘90, si gjithë Europa.
Fitore!
Sigal