OSBE, Borchardt kërkon shërbim prove, jo qeli, për të burgosurit e mitur

557
Kryetari i OSBE në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, përkrah shërbimin e provës për të burgosurit e mitur.

Në një takim ku merrnin pjesë, ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, kreu i Shërbimit të Provës, Ilir Qafa dhe përfaqësuesja e UNICEF-it, Antonella Scolamiero, Borchardt tha se alternativat ndaj dënimit me burgim dhe ri-integrimi ndihmojnë të miturit të gjejnë vendin e tyre në shoqëri dhe të fillojnë një jetë “normale”, gjë që sjell edhe forcim të stabilitetit shoqëror. Por kjo kërkon bashkëpunim ndërinstitucional, angazhim të pushtetit vendor, shoqërisë civile dhe institucioneve edukative, tha ai.

Ambasadori Borchardt përshëndeti miratimin e Kodit të Drejtësisë Penale për Të Miturit duke theksuar se do të shërbejë për harmonizimin e legjislacionit shqiptar me angazhimet ndërkombëtare dhe standardet evropiane.

“Të miturit janë mjaft të cenueshëm në sistemin e drejtësisë. Trajtimi i tyre si viktima, dëshmitarë apo shkelës, është një test lakmues për çdo shoqëri. Prezenca e OSBE-së do të vazhdojë të mbështetë Shërbimin e Provës dhe Shqipërinë në përballimin e këtyre sfidave”, tha Ambasadori Borchardt.
Sigal