Ora dhe data, Meta: Ja pse e shtymë me 1 javë raundin e 3-të të zgjedhjes së presidentit

82
Kreu i LSI-së dhe Kuvendit, Ilir Meta ka shpjeguar sot se pse është vendosur që seanca e radhës për zgjedhjen e presidentit është lënë pas 1 jave. Sipas Metës, besohet se do të jetë kohë e mjaftueshme që të arrihet dialogu me opozitën.
“Konferenca e kryetarëve vendosi që raundi tjetër të zhvillohet në datën 27 prill në orën 15:00. Besoj se kjo është kohë e mjaftueshme për të mundësuar një dialog me opozitën, jo vetëm për Presidentin por edhe për krizën politike.
Ne jemi për bashkëpunim, dialog dhe konsensus. Nuk duhet të paragjykojmë mënyrën e reagimit të opozitës. Duam që të marrë pjesë në zgjedhje dhe të garantohet që ato të jenë të lira e të barabarta”, u shpreh kreu i Kuvendit, Ilir Meta.