Opozita : Nuk ka kuptim të kthehemi në Parlament

500
Sigal

Opozita mendon që të ndjekë një strategji tjetër politike, deri ën zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Një nga taktikat e saj politike, është që të mos marrë më pjesë në jetën parlamentare, sidomos, tani që mazhoranca rrëzoi kërkesën e saj për vettingun në politikë. Nisja e sesionit të ri parlamentar duket se do i gjejë deputetët demokratë jashtë Parlamentit. Nënkryetari i PD-së Edi Paloka u shpreh dje se, nuk mundet që opozita të kthehet në këtë parlament ku brenda ka hajdutë, kriminelë. Edi Paloka: “Do të merret një vendim i gjithë opozitës, por mendoj se pak a shumë vendimi është përvijuar. Nuk mund të kthehemi në një Parlament që mban brenda hajdutë, kriminelë, duke filluar nga Kryeministri”. Bojkot apo kusht i ri për pjesëmarrje në Kuvend, zyrtarisht vetëm pasi të konsultohen edhe me aleatët, thekson nënkryetari demokrat Edi Paloka. Edi Paloka: “Këtë vendim do ta marri pastaj, mendoj tryeza e opozitës për qëndrimin konkret dhe se cili do jetë reagimi ndaj Parlamentit”. E nëse reforma zgjedhore mund të ishte një i tillë, për demokratët ndryshimet në Kod janë vetëm anësore sa kohë është Edi Rama në pushtet. Edi Paloka: “I vetmi person që sot që sot nuk lejon zgjedhje të lira në Shqipëri. Përgatituni për zgjedhje dhe shpresoj që zgjedhjet të bëhen bashkërisht, jo vetëm ato lokale por edhe ato Parlamentare, mbas largimit të Ramës”. Prej shtatorit demokratët kushtëzuan pjesëmarrjen në Kuvend me draftin për ndryshimet kushtetuese që do të shtrinte vettingun edhe tek politika. Me rrëzimin e këtij propozimi kauzë të demokratëve, topi është në fushën e opozitës.