Opozita denoncon AKSHI-n për Listat e Zgjedhësve, Kryeministri i jep më shumë pushtet

587
Sigal

Opozita ka dalë nga Kuvendi me kërkesën për zgjedhje të lira, pa Edi Ramën Kryeministër, ndërsa maxhoranca e fton për reformën zgjedhore. madje me një vendim të propozuar nga Damian Gjiknuri, opozitës së larguar nga Kuvendi, iu la statusi i vëzhguesit me të drejta të barabarta me anëtarët – deputetë të Komisionit të Posaçëm, deri në të drejtën e vetos. Një vendim i çuditshëm që tregonte gatishmërinë e maxhorancës për të pranuar çdo kërkesë të opozitës për zgjedhje të lira.

Kështu duket, por e vërteta është që opozita nuk është e shqetësuar vetëm për Kodin Zgjedhor. Konfirmohet se një raport alarmant është paraqitur nga opozita në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për rolin e Agjensisë Kombëtarë të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), në mirëmbajtjen e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Ky raport që nuk është bërë ende publik, vë alarmin për keqadministrimin dhe paaftësinë e AKSHI-t për mirëmbajtjen. Përveç kësaj, njerëz të regjistruar nga 2 herë dhe emra personash që nuk jetojnë më, janë në regjistër në masë shqetësuese. Të gjitha këto kanë ngritur dyshimet për një skemë manipulimi të listave të zgjedhësve që mund të ndikojë në zgjedhjet e afërta. Raporti është dorëzuar para 2 muajsh në KQZ, por nga maxhoranca nuk ka asnjë përgjigje. Mesa duket jo rastësisht. Që nga 1 tetori i 2018, AKSHI ka marrë në dorë, jo vetëm Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, por gjithë bazën e të dhënave, IT e gjithë institucioneve dhe sistemet TIK. Pra e gjithë infrastruktura e Informacionit, çdo kompjuter, çdo punonjës informatike, çdo tender gjithçka është marrë në dorë nga AKSHI, pa asnjë kontroll, as nga institucionet e pavarura dhe as nga opozita. Ja se si, AKSHI ka marrë pushtetin e pakontrolluar mbi gjithë sistemin shtetëror, përfshirë edhe informacionet e klasifikuara.

Me Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM) Nr. 673, datë 22.11.2017 PËR RIORGANIZIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT, I NDRYSHUAR ME VENDIM NR. 36, DATË 24.1.2018 , ME VENDIM NR. 448, DATË 26.7.2018” : “18. Institucionet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave duhet të dorëzojnë pranë AKSHI-t 1 (një) kopje të dokumentacionit të plotë të çdo sistemi dhe infrastrukture TIK ekzistuese dhe kodin e burimit. Sistemet dhe infrastruktura TIK ekzistuese kalojnë nën administrimin dhe inventarin e AKSHI-t, së bashku me të drejtat dhe detyrimet juridiko-civile përkatëse brenda datës 30 shtator 2018.”.

AKSHI ka marrë të gjitha sistemet e TIK në varësi të tij, pra duke përfshirë dhe atë të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. AKSHI bën edhe tenderat për IT të qeverisë në bazë të “VKM  Nr. 673, datë 22.11.2017 PËR RIORGANIZIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT, I NDRYSHUAR ME VENDIM NR. 36, DATË 24.1.2018 , ME VENDIM NR. 448, DATË 26.7.2018” , kapitulli II. Kompetencat, detyrat dhe përgjegjësitë e AKSHI-t, pika 5: i) Organizon, kryen prokurimet e qendërzuara dhe lidh kontratat për sistemet, pajisjet software dhe hardware, mirëmbajtjen, si dhe shërbimet e internetit dhe intranetit me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, për institucionet në zbatim të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, që janë nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave . j) Organizon, kryen prokurimet e përqëndruara dhe lidh kontratat për pajisjet TIK, përfshirë edhe ato të klasifikuara si “sekret shtetëror”, për institucionet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave .

Gjithashtu, në bazë të kësaj VKM, pika 5, ka nën kontroll edhe stafin e IT të institucioneve shtetërore: dh) Riorganizon dhe menaxhon strukturat përgjegjëse TIK, në institucionet dhe organet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave.

Ndërkohë që në bazë të pikës 6 bën dhe caktimin e standarteve të tenderave: c) Përcakton standardet shqiptare të TIK-ut, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane, të adoptuara, të cilat do të ndiqen nga administrata shtetërore. Këto standarde botohen në Buletinin e Njoftimeve Publike.

Gjithashtu jep mendim për projektet e institucioneve shtetërore, sipas ndarjes 6: c) Përcakton standardet shqiptare të TIK-ut, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane, të adoptuara, të cilat do të ndiqen nga administrata shtetërore. Këto standarde botohen në Buletinin e Njoftimeve Publike.

Ndërkohë që AKSHI është  dhe Autoriteti Rregullator Koordinues i Bazave të  të Dhënave Shtetërore. Në VKM   Nr.961, datë 24.11.2010 PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT RREGULLATOR KOORDINUES TË BAZAVE TË TË DHËNAVE SHTETËRORE dhe në përputhje me  ligjin nr. 10 325, datë 23.9.2010 “Për bazat e të dhënave shtetërore”,  bën rregjistrimin, miratimin dhe auditimin e tyre:

Neni 10 :  Përgjegjësitë e Autoritetit Rregullator Koordinues

  1. Autoriteti Rregullator Koordinues ka këto përgjegjësi:
  2. a) përpunon, përditëson dhe standardizon procedura dhe rregulla për krijimin,

regjistrimin, përfundimin funksionimit, administrimin, ndërveprimin dhe sigurinë e bazave të të dhënave shtetërore dhe elementeve të tjera specifike që lidhen me këto procese;

  1. b) regjistron bazat e të dhënave shtetërore përpara se të vihen në përdorim;
  2. c) miraton arkitekturën dhe strukturën e bazës së të dhënave shtetërore;

ç) kontrollon zbatimin e kërkesave teknike të bazës së të dhënave shtetërore;

  1. d) kryen ose autorizon, nëpërmjet një ekspertize të kualifikuar e të pavarur, auditimin e bazës së të dhënave.

Pra AKSHI, miraton standartet për TIK, bën tenderat për TIK, ka në pronësi sistemet, ka në varësi stafin e IT të institucioneve shtetërore dhe në fund, iu bën dhe audit sistemeve që zotëron vetë, sipas specifikimeve të bera vetë,që  ka tenderuar vetë dhe ka marrë në dorëzim po vetë. Ky pushtet absolut, i pakontrolluar, në kundërshtim me ligjin e  prokurimeve, i është dhënë një institucioni që varet vetëm nga Kryeministri. Rastësisht ose jo, ka marrë në dorë Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (që me ligj varet nga Drejtoria e përgjithshme e Gjendjes Civile), nga i cili dalin listat e zgjedhësve. Së shpejti do të dalë raporti që opozita ka dorëzuar në KQZ, për punën e AKSHI-t në këtë proçes.