Nishani: Hetim ndërkombëtar për Parkun e Liqenit

465
Presidenti Bujar Nishani ka kërkuar në mënyrë institucionale një hetim të pavarur e të paanshëm ndërkombëtar të ndërtimit në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, në respekt dhe zbatim të Konventës së Aarhusit, nënshkruese e së cilës është edhe vendi ynë. Kreu i shtetit u tha aktivistëve të shoqërisë civile se e ka ndërrmarrë këtë nismë pas shqetësimeve të dhe protestave të tyre kundër ndërhyrjes në Parkun e Liqenit Artificial për ndërtimin e këndit të lojrave. Një muaj më parë, Presidenti Nishani u solidarizua me përfaqësuesit e shoqërisë civile duke e cilësuar vandalizëm betonizimin e parkut të liqenit.
Edhe në takimin e radhës me aktivistët kreu i shtetit shprehu gatishmërinë personale dhe institucionale se do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të qytetarëve, pa dallim dhe në mënyrë të paanshme.
Sigal